1 C
Skopje, NM
26/02/2021
DailyNews.mk
Përzgjedhjе nga redaktori Politika

REGJISTRIMI/Maqedonasve që do të deklarohet si bullgar, Sofja zyrtare tu jap edhe shtetësi

Çdo qytetar që në regjistrimin e ardhshëm në Maqedoninë e Veriut do të deklarohet si bullgar t’I mundësohet që të marrë shtetësinë bullgare me një procedurë të thjeshtuar. Një letër me një kërkesë të tillë drejtuar udhëheqjes së shtetit bullgar, Presidentit Rumen Radev, kryeministrit Bojko Borisov, Ministrave Krasimir Karakaçanov dhe Ekaterin Zaharieva, është dërguar nga Organizata joqeveritare Qendra Kulturore “Ivan Mihajllov” nga Manastiri, informon Zhurnal.mk

Nga kjo shoqatë ankohen se ata shkojnë në Sofje për të konfirmuar rrënjët e tyre bullgare, kështu që ata vetëm kërkojnë prova se janë regjistruar si bullgarë duke dorëzuar një fotokopje të formularit të plotësuar në regjistrim.

“Ne kërkojmë thjeshtim rrënjësor të procedurave për marrjen e shtetësisë bullgare, e cila do të na mbrojë nga presioni i fobisë ndaj bullgarëve. Ne i bëjmë thirrje çdo qytetari të Republikës së Maqedonisë së Veriut i cili me një fotokopje të formularit të plotësuar gjatë regjistrimit do të provojë se ai ka guxuar të regjistrohet si ‘bullgar-maqedonas’ për të marrë shtetësinë bullgare me procedurë të shkurtuar, të na informojë”, thuhet mes tjerash në letrën e Qendrës kulturore “Ivan Mihajllov” nga Manastiri, përcjell Zhurnal.mk

Related posts

Nënshkruhet marrëveshje për blerje të 100.000 vaksinave “Sputnik” nga Rusia

Zekirija Haxhiu

Grçeva: ASHAM ka refuzuar kërkesën e Qeverisë që të ndryshojë emrin

Zekirija Haxhiu

Joveski: Ka mundësi të ndryshohet masa e paraburgimit shtëpiak

Zekirija Haxhiu

Mbi 1000 aplikime për regjistrues dhe instruktorë

Zekirija Haxhiu

Opozita paralajmëron interpelancë ndaj Qeverisë Zaev

Zekirija Haxhiu

Montgomery: SHBA e përkushtuar të bashkëpunojë me BE-në për bisedimet Kosovë-Serbi

Zekirija Haxhiu

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More