19 C
Skopje, NM
12/04/2021
DailyNews.mk
Përzgjedhjе nga redaktori Politika

Qeveria: Raporti më i ri i Fridom Haus konstatoi përparim me vlerësim pozitiv për reformat

Në raportin organizuar nga Freedom House për vitin 2021, vlerësimi i përgjithshëm është se Qeveria e Kryeministrit të rizgjedhur Zoran Zaev ka bërë kthesë në raport me ngecjen shumëvjeçare të mëparshme të demokracisë dhe se është çështje serioze ajo që BE-ja nuk e mbajti premtimin që vendi të fillojë procesin e negociatave në fund të vitit 2020, kumtoi pres-shërbimi qeveritar, në lidhje me raportin më të ri të “Fridom Haus” të quajtur “Liria në botë 2021”.

Në raportin theksohet se vlerësimi i këtij viti për shtetin është 66 prej gjithsej 100 pikëve të mundshme, që është tre pikë më shumë se vjet.

“Fridom Haus” thirret në vlerësimet pozitive të BE-së për reformat në gjyqësor dhe se duhet të vazhdojë praktika e mundësive ligjore për përforcimin e punës së pavarur të gjykatësve.

Në dokument është vërejtur përparim në mbështetjen e shoqërisë civile me konstatim se një pjesë e organizatave civile që përfaqësojnë të drejtat e njeriut dhe shfaqin shtypje në punën e tyre nga ana e VMRO-DPMNE-së dhe mbështetësit e tyre.

Raporti konstaton se puna e organizatave joqeveritare është e lirë dhe e sigurt me ndryshime serioze krahasuar me periudhën deri në vitin 2017.

“Fridom Haus” thekson se rritet numri i mediave kritike dhe të pavarura,veçanërisht platformave online.

“Për pjesën e raportit që regjistron se gazetarët punojnë në kushte të presionit politik dhe se janë konstatuar sulme ndaj gazetarëve, duhet të theksohet se në vitet e fundit për këto incidente po zbatohet procedurë urgjente dhe se rregullisht në aspekt institucional po procedohen të gjitha lëndët për sulm fizik ose verbal mbi punonjësit e mediave”, shtohet në kumtesën e pres-shërbimit qeveritar./Zhurnal.mk

Related posts

Analizë/ Edhe vota e fundit do të jetë përcaktuese për kryetarin e ri të Strugës

Nefail Emini

Editorial: Me ndihmën e ndërkombëtarëve të zbulohen përgjegjësit e pasaportave false!

Nefail Emini

Shkon në 25 mijë numri i të vaksinuarve në QS “Boris Trajkovski”

Nefail Emini

Zaev dhe opozita shqiptare arrijnë marrëveshje për “Shtetësinë”

Nefail Emini

Sela për Ademin: Të mos qëndrojnë prapa dyerve kur ne bëjmë takime

Nefail Emini

Kalendari i rregullativës tatimore – vegël e re e MF-së për rritjen e transparencës

Nefail Emini

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More