18 C
Skopje, NM
03/03/2021
DailyNews.mk
Përzgjedhjе nga redaktori Politika

Pushteti pro Regjistrimit, opozita mbledh nënshkrime për anulimin e Ligjit

Ne nuk duhet të lejojmë jo seriozitet dhe të mos kemi regjistrim të popullsisë edhe në dhjetë vitet e ardhshme, tha kryeministri Zoran Zaev, derisa opozita po mbledh nënshkrime për anulimin e Ligjit për regjistrim.

“Nëse jemi shtet që nuk kemi bërë regjistrim për 20 vjet, duhet ta bëjmë atë një orë më herët. Jam i bindur se do të kemi regjistrim të suksesshëm nga 1 deri më 21 prill, siç është planifikuar”, tha Zaev dje në Probishtip, duke komentuar iniciativën e VMRO-DPMNE-së për mbledhjen e nënshkrimeve për të propozuar Ligj për anulimin e Ligjit për regjistrim.

Kryeministri ka thënë se Ligji është konform Eurostatit dhe të gjitha standardeve ndërkombëtare dhe se bëhet fjalë për operacion statistikor duke shtuar se “çfarëdo lloj bllokimi, çdo shpërqendrim i qytetarëve ose vënies në pasiguri, nuk është aspak akt patriotik ndaj shtetit”.

Ndërkohë, VMRO-DPMNE-ja vazhdoi me iniciativën për të mbledhur nënshkrime për të anuluar Ligjin për regjistrim, nën moton “Vendosni nënshkrimin tuaj për regjistrim të vërtetë”, i cili filloi të shtunën.

Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski dje në postimin e tij në Fejsbuk theksoi se në kuadër të iniciativës për mbledhjen e nënshkrimeve për anulimin e Ligjit për regjistrim, deri tani janë mbledhur 45 mijë nënshkrime.

Partia opozitare ka në plan të mbledhë nënshkrime për 21 ditë dhe më shumë se 100.000 qytetarë të nënshkruajnë këtë iniciativë.

“Sot janë mbledhur 20 mijë nënshkrime të reja kundër falsifikimit të nënshkrimit që më forcë e shtyn pushteti. Për dy ditë janë mbledhur 45 mijë nënshkrime. Falënderoj secilin qytetar për përkrahjen. Askush nuk ka të drejtë që ta injorojë popullin, për arsye se populli është fuqia dhe energjia dhe te ai ndodhet e vërteta. 45 mijë nënshkrime janë për regjistrim të vërtetë. Por edhe porosi më e gjerë për pushtetin, të cilët nëse tani nuk e kuptojnë, do ta kuptojnë shumë shpejt. Pranvera maqedonase po vjen!”, shkroi Mickoski në Fejsbuk.

VMRO-DPMNE në kumtesën partiake thekson se mijëra qytetarë në mbarë vendin i dhanë mbështetje masive Iniciativës qytetare për Ligj për anulimin e Ligjit për regjistrim.

“Qytetarët sot i dërguan porosi Zoran Zaevit dhe LSDM-së, JO regjistrim të falsifikuar që nuk do ta paraqesë numrin real të popullsisë në shtet. Kjo është arsye e mjaftueshme që Zaevi dhe LSDM të heqin dorë nga operacioni politik në vend se statistikor e cila nënkupton vetëm plotësim të interesave të partnerëve të koalicionit”, theksohet në kumtesë.

Në reagimin ndaj iniciativës së VMRO-DPMNE-së. LSDM vlerësoi se partia opozitare “me politikën e saj shkatërruese dhe jashtëzakonisht të papërgjegjshme vazhdon të punojë kundër qytetarëve dhe kundër shtetit”.

Sipas LSDM-së, regjistrimi do të mbahet këtë pranverë dhe do të zbatohet në përputhje me të gjitha standardet ndërkombëtare dhe përfundimisht, si shtet do të kemi të dhëna të plota, të sakta dhe relevante, të cilat do të shërbejnë për krijimin e politikave të qëndrueshme të zhvillimit afatgjatë

Related posts

Shumica parlamentare “në respirator”/ Edhe sa do të mund të mbijetojë !?

Zekirija Haxhiu

Ministri Hoxha pret ndryshimet ligjore për blerje të duhanit

Zekirija Haxhiu

VMRO-DPMNE parashtroi Propozim ligj për ndërprerje të validitetit të ligjit për regjistrim

Zekirija Haxhiu

Qeveria: Raporti më i ri i Fridom Haus konstatoi përparim me vlerësim pozitiv për reformat

Zekirija Haxhiu

Azeski apel të sigurohet qarkullim i pandërprerë i mallrave drejt Selanikut

Zekirija Haxhiu

Karantinë 14 ditë për personat që vijnë nga Afrika

Zekirija Haxhiu

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More