18 C
Skopje, NM
03/03/2021
DailyNews.mk
Përzgjedhjе nga redaktori Politika

Prokuroria dyshon se dikush i ka ndihmuar Mijallkovit që të arratiset

Në lidhje me vuajtjen e masës së arrestit shtëpiak të akuzuarit Sasho Mijallkov, Prokuroria Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit informon se në momentin e përfundimit të debatit kryesor për lëndën “Target – Fortesa” prokurorët të cilët vepronin në këtë lëndë nuk kanë pasur kurrfarë njohurish se i akuzuari po përgatitet për arrati. Por edhe krahas kësaj, siç thonë nga Prokuroria, pas përfundimit të debatit kryesor, me qellim që të ndërmeren masa parandaluese, e kanë njoftuar Ministrinë e Punëve të Brendshme se debati kryesor ka përfunduar.

“Indikacionet e para se ndoshta po përgatitet arrati e të akuzuarit Sasho Mijallkov, Ministria e Punëve të Brendshme i ndau me prokurorinë më 20.02.2021 (e shtunë) në orën 23:00. Të dielën në mëngjes pas kontrolleve të nevojshme të bëra, është përgatitur propozim për përcaktimin e paraburgimit. Në orën 12:00 me qëllim që të sigurojë kushte për pranim të propozimit për paraburgimin, prokuroria e njoftoi Gjykatën Themelore Penale – Shkup për propozimin e përgatitur, si dhe Ministrinë e Punëve të Brendshme. Pas përmbushjes së procedurave administrative, prokurorët e lëndës në orën 14:30 ishin nisur drejtë Gjykatës Themelore Penale në Shkup, ku në orën 15:00 Propozimi për përcaktimin e masës arrest shtëpiak ishte pranuar nga Gjykata dhe me Vendimi të akuzuarit Sasho Mijallkov i është caktuar masa e arrestit shtëpiak dhe video dhe audio mbikëqyrje 24 orëshe. Vendimi nga ana e prokurorisë është pranuar në orën 18:45. Në ndërkohë, deri sa u pranua vendimi, prokurorët publikë janë njoftuar nga persona kompetentë në Ministrinë e Punëve të Brendshme se kanë kontakt viyual me të akuzuarin Mijallkov dhe se ai nuk është arratisur”, theksohet në kumtesën e Prokurorisë, informon Zhurnal.mk

Rreth orës 21:20, siç theksohet në kumtesë, Prokuroria është njoftuar se ka problem me dorëzimin e vendimit për arrest, pas çka në orën 21:47 është konfirmuar se i akuzuari Mijallkov nuk është gjetur.

“Duke e pasur parasysh faktin se në momentin e përgatitjes së propozimit për përcaktimin e masës së arrestin shtëpiak, si dhe në momentin e parashtrimit të saj në gjykatë, i akuzuari Mijallkov nuk ishte në arrati, Prokuroria vlerëson se ekzistojnë dyshime për veprën e bërë penale Ndihmë të kryesit pas veprës së kryer penale nga neni 365 i Kodit Penal për shkak se do t’i ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për zbardhjen e këtyre dyshimeve”, theksohet në kumtesë.

Ish shefi i DSK-së, Sasho Mijalkov, prej dje pasdite është i pakapshëm dhe policia nuk arriti t’ia dorëzojë vendimin për arrest shtëpiak, që si masë e kujdesit, në kërkesë të prokurorisë gjatë fundjavës e solli Gjykata Penale.

Ministria e Punëve të Brendshme kumtoi se ka shpallur urdhër arrest kombëtar, ndërsa kërkoi harmonizim edhe për urdhër arrest ndërkombëtar për Mijallkovin.

“Gjykata i caktoi masë të arrestit shtëpie për Sasho Mijalkovin. Ndërmarrim masa dhe aktivitete për gjetjen e tij. Pasi nga masat dhe aktivitetet deri më tani të ndërmarra nuk është gjetur, do ta njoftojmë gjykatën dhe do të kërkojmë të jepet urdhër për shpalljen e urdhër arrestit ndërkombëtar”, theksojnë nga MPB-ja.

Related posts

Shumica parlamentare “në respirator”/ Edhe sa do të mund të mbijetojë !?

Zekirija Haxhiu

Ministri Hoxha pret ndryshimet ligjore për blerje të duhanit

Zekirija Haxhiu

VMRO-DPMNE parashtroi Propozim ligj për ndërprerje të validitetit të ligjit për regjistrim

Zekirija Haxhiu

Qeveria: Raporti më i ri i Fridom Haus konstatoi përparim me vlerësim pozitiv për reformat

Zekirija Haxhiu

Azeski apel të sigurohet qarkullim i pandërprerë i mallrave drejt Selanikut

Zekirija Haxhiu

Karantinë 14 ditë për personat që vijnë nga Afrika

Zekirija Haxhiu

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More