18 C
Skopje, NM
03/03/2021
DailyNews.mk
Përzgjedhjе nga redaktori Politika

Penadrovski: Qytetarët kërkojnë përgjegjësi penale dhe morale për ikjen e Mijallkov

Presidenti i vendit, Stevo Pendarovski ka reaguar pas arratisjes së ish kreut të DSK-së, Sasho Mijallkov, transmeton Alsat-M.

I pari i shtetit fton të gjithë institucionet që të marrin masat e nevojshme për të zbatuar vendimin e Gjykatës për ndalimin e tij.

“Zhvillime të tilla janë të papranueshme për një vend që pret të fillojë negociatat për anëtarësimin në Bashkimin Evropian dhe që po punon shumë për të reformuar sistemin gjyqësor dhe për të ndërtuar besimin në shtetin e së drejtës. Kjo diskrediton përpjekjet dhe shpresat për të zhbërë krimin dhe korrupsionin e lartë”, tha Pendarovski.

Presidenti pret që institucionet kompetente të kryejnë hetim sa më shpejt të jetë e mundur për të sqaruar plotësisht rastin dhe nëse konstatohen lëshime nga institucionet kompetente, të merret përgjegjësi.

“Qytetarët kërkojnë përgjegjësi si penale ashtu edhe morale. Lufta për sundimin e ligjit do të thotë që kushdo që ka gabuar para ligjit do të ndëshkohet, tha presidenti Pendarovski.

Related posts

Shumica parlamentare “në respirator”/ Edhe sa do të mund të mbijetojë !?

Zekirija Haxhiu

Ministri Hoxha pret ndryshimet ligjore për blerje të duhanit

Zekirija Haxhiu

VMRO-DPMNE parashtroi Propozim ligj për ndërprerje të validitetit të ligjit për regjistrim

Zekirija Haxhiu

Qeveria: Raporti më i ri i Fridom Haus konstatoi përparim me vlerësim pozitiv për reformat

Zekirija Haxhiu

Azeski apel të sigurohet qarkullim i pandërprerë i mallrave drejt Selanikut

Zekirija Haxhiu

Karantinë 14 ditë për personat që vijnë nga Afrika

Zekirija Haxhiu

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More