19 C
Skopje, NM
12/04/2021
DailyNews.mk
Përzgjedhjе nga redaktori Politika

Pas miratimit të Konceptit për arsim fillor, vijon përpilimi i programeve të reja mësimore

Pas miratimit të Konceptit për arsim fillor në seancën e Qeverisë të martën, faza e ardhshme është të përpilohen programet mësimore për klasën e parë dhe të katërt në të cilat nga viti i ardhshëm 2021/2022 duhet të fillojë implementimi i tij gradual.

Ministrja e Arsimit dhe Shkencës Milla Carovska para dhjetë ditëve bëri të ditur se MASH-i së shpejti do të publikojë thirrje (shpallje) për përpilimin e programeve mësimore në të cilat do të mund të aplikojnë autorë dhe ekspertë të cilët, siç tha, duan të kontribuojnë në ndërtimin e arsimit të ri, bashkëkohor. Dje ajo u bëri thirrje mësimdhënësve dhe profesorëve të përfshihen në përpilimin e programeve cilësore në pajtim me Konceprin, për të cilin tha se është miratuar nga Qeveria pasi paraprakisht tre muaj pati debat dhe u përfshinë të gjitha palët e prekura.

Në inspektim të punimeve ndërtimore për rindërtimin e shkollës fillore “Dimitar Pop Georgiev – Berovski” në Hrom, Carovska theksoi se koncepti i ri do të thotë edhe standard i ri dhe cilësi e re në arsim, por, gjithashtu, edhe përmirësim të infrastrukturës në të cilën po zhvillohet mësimi.

VMRO-DPMNE reagoi me pohimin se këto janë vetëm fjalë boshe sepse asgjë nga ajo që thuhet nuk mbështetet në fakte. Partia opozitare i bëri thirrje Carovskës të shpjegojë “çfarë është ky standard i ri dhe cilësi vetëm me plan mësimor pa programe arsimore për të cilat fillimisht do të shpallë konkurs, ndërsa mësimdhënësit do t’i trajnoj gjatë verës”.

Qeveria pas seancës të së martës, ku u miratua Koncepti për arsim fillor, bëri të ditur se në përgatitjen e tij janë dëgjuar dhe pranuar mendime profesionale nga ekspertë, profesorë universitarë, përfaqësues të ASHAM-it, mësimdhënës, organizata ndërkombëtare dhe civile, ndërsa që nga fillimi në përgatitjen e dokumentit është përshirë edhe Sindikata për Arsim, Shkencë dhe Kulturë-SASHK-u.

Koncepti për arsim fillor është paraparë me Strategjinë e MASH-it për periudhën 2018-2025 dhe me Ligjin për arsim fillor të miratuar në vitin 2019. Do të vendoset në faza në një periudhë prej gjashtë viteve, ndërsa do të fillojë në klasën e parë dhe të katërt në shtator të këtij viti.

Related posts

Analizë/ Edhe vota e fundit do të jetë përcaktuese për kryetarin e ri të Strugës

Nefail Emini

Editorial: Me ndihmën e ndërkombëtarëve të zbulohen përgjegjësit e pasaportave false!

Nefail Emini

Shkon në 25 mijë numri i të vaksinuarve në QS “Boris Trajkovski”

Nefail Emini

Zaev dhe opozita shqiptare arrijnë marrëveshje për “Shtetësinë”

Nefail Emini

Sela për Ademin: Të mos qëndrojnë prapa dyerve kur ne bëjmë takime

Nefail Emini

Kalendari i rregullativës tatimore – vegël e re e MF-së për rritjen e transparencës

Nefail Emini

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More