19 C
Skopje, NM
12/04/2021
DailyNews.mk
Covid-19 Përzgjedhjе nga redaktori Politika

Nuk ka përkeqësim të gjendjes nga lloji britanik i Kovid-19

Tani për tani nuk duhet të mendohet për masa dhe restriksione të tjera për parandalim të përhapjes së llojit britanik të Kovid-19, deklaroi ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe mbrëmë duke qenë mysafir në ditarin e televizionit Sitell.

“Edhe pse shifrat nuk janë të ulëta nuk ka rritje drastike, nuk ka klaster të lartë nëpër qytete. E ndjekim gjendjen në Shkup dhe qytetet tjera i ndjekim si rajone të veçanta epidemiologjike, përfaqësia e llojit britanik të koronavirusit po rritet, tani është diku rreth 20 për qind, më së shumti në Prilep dhe Ohër. Në ato qendra nuk vërejmë rritje të numrit të pacientëve. Është e vërtetë dhe kjo është konfirmuar se më lehtë transmetohet, sipas disa publikimeve, është e mundur sëmundja të jetë më e lehtë, sipas disa publikimeve tjera është më e rëndë, këtë nuk mundemi ende me saktësi ta vërtetojmë. Te ne ka 30-të lloje të detektuara të virusit, ndërsa përreth botës janë afër 1000”, theksoi Filipçe, transmeton Zhurnal.mk

Ai theksoi se tani për tani në vend nuk regjistrohet përkeqësim i situatës epidemiologjike, por megjithatë ndiqet me kujdes.

“Gjithmonë apelojmë që qytetarët t’i respektojnë masat, tani ka një rëndësi të madhe të veçantë”, potencon Filipçe.

Ai theksoi edhe se përgjegjësi ose shkarkime do të ketë për secilin që vërtetohet parregullsi, pa dallim nëse bëhet fjalë për drejtorë ose udhëheqës në institucionin shëndetësor.

Në lidhje me ngjarjet e fundit në Strugë, ministri Filipçe theksoi se raportet e ISHSSH-së kanë përfunduar, ndërsa priten kontrollet profesionale të cilat i kryen Oda e Mjekëve, pas së cilës Ministria do të veprojë.

Related posts

Analizë/ Edhe vota e fundit do të jetë përcaktuese për kryetarin e ri të Strugës

Nefail Emini

Editorial: Me ndihmën e ndërkombëtarëve të zbulohen përgjegjësit e pasaportave false!

Nefail Emini

Shkon në 25 mijë numri i të vaksinuarve në QS “Boris Trajkovski”

Nefail Emini

Zaev dhe opozita shqiptare arrijnë marrëveshje për “Shtetësinë”

Nefail Emini

Sela për Ademin: Të mos qëndrojnë prapa dyerve kur ne bëjmë takime

Nefail Emini

Kalendari i rregullativës tatimore – vegël e re e MF-së për rritjen e transparencës

Nefail Emini

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More