19 C
Skopje, NM
12/04/2021
DailyNews.mk
Covid-19 Përzgjedhjе nga redaktori Rajoni

Në Bullgari, afro 2.000 raste të reja të Kovid-19 në 24 orët e fundit

Në Bullgari janë regjistruar 1.925 raste të reja të infeksionit me Kovid-19 në 24 orët e fundit, prej 13.695 testeve të kryera, sipas të dhënave nga portali i specializuar për informacione.

Të dhënat tregojnë se ka 14 për qind mostra pozitive, ndërsa shumica e të sapoinfektuarve identifikohen nga analiza e shpejtë e antigjenit.

Pas hapjes së “korridoreve të gjelbërta” gjatë fundjavave, numri i personave të vaksinuar është rritur ndjeshëm. Më shumë se 130.000 persona kanë marrë tashmë dozën e parë prej dy vaksinave. Prej tyre, 11.709 persona janë vaksinuar vetëm në 24 orët e fundit. Doza e dytë e vaksinës deri më tani është marrë nga 27.952 persona.

Danço Pençev, drejtor i inspektoratit shëndetësor rajonal në Sofje, deklaroi për televizionin kombëtar bullgar se në muajin mars çdo qytetar bullgar do të ishte në gjendje të zgjidhte se me cilën vaksinë do të imunizohej.

“Nuk ka asnjë problem logjistik në lidhje me vaksinat në Sofje”, është kategorik Pençev

Aktualisht, inspektorati në Sofje ka mbi 5.000 doza të “AstraZenekës”. 12.000 doza të vaksinave “Moderna” priten të enjten dhe rreth 53.000 vaksina të “AstraZenekës” do të mbërrijnë deri në fund të javës, ndërsa javën tjetër priten më shumë vaksina “Komirnat” dhe “Fajzer”.

Më shumë se gjysmë milion doza të vaksinave të ndryshme pritet të hyjnë në Bullgari në muajin mars. Atëherë është mjaft e mundur të arrihet në pikën ku çdo qytetar i Bullgarisë mund të zgjedhë vaksinën për t’u vaksinuar.

Sipas Pençev, ka mjaft vaksina dhe, nëse është e nevojshme, zhvendosja nga pjesë të tjera të Bullgarisë do të bëhet për të përmbushur nevojat e Sofjes.

Bullgaria i pranon sasitë dhe llojet e vaksinave në varësi të marrëdhënieve të dakorduara të Bashkimit Evropian dhe Komisionit Evropian me prodhuesit.

Dhe mjekët amë bullgarë, dje gjithashtu u bashkuan në vaksinimin masiv kundër Kovid-19 në vend.

Related posts

Analizë/ Edhe vota e fundit do të jetë përcaktuese për kryetarin e ri të Strugës

Nefail Emini

Editorial: Me ndihmën e ndërkombëtarëve të zbulohen përgjegjësit e pasaportave false!

Nefail Emini

Albin Kurti paralajmëron rivendosjen e reciprocitetit ndaj Serbisë: E drejtë që buron nga të qenit i pavarur

Nefail Emini

Miroslav Lajçak: Nëse ka vullnet politik në Kosovë e Serbi, marrëveshjen e arrijmë brenda disa muajsh

Nefail Emini

Ana Bërnabiq i reagon ambasadorit gjerman: Bombardimet ishin sundim i forcës, jo i ligjit

Nefail Emini

Sot hyjnë në fuqi masat e reja në Shqipëri, qarkullimi dhe aktiviteti i bareve deri në orën 22:00

Nefail Emini

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More