19 C
Skopje, NM
12/04/2021
DailyNews.mk
Përzgjedhjе nga redaktori Politika

Mbi 1000 aplikime për regjistrues dhe instruktorë

Mbi 1 mijë aplikime kanë arritur që në ditën e parë të shpalljes së konkursit për regjistrues dhe instruktor rajonal të cilët do të realizojnë procesin e regjistrimit të popullsisë në muajin prill.

Zëvendësdrejtori i Entit Shtetëror për Statistikë, Ilmi Selami, në një prononcim për TVM2, theksoi se nga 5055 regjistrues që do të pranohen, 1120 do të jenë shqiptarë. Ai bëri thirrje që të ketë më shumë aplikime në mënyrë që të jetë më i lehtë përzgjedhja e kandidatëve.

“Meqenëse regjistrimi bëhet në të gjitha gjuhët të cilat janë të përmendura në preambulën e Kushtetutës, d.m.th. do të ketë një numër i caktuar maqedonas, shqiptarë, romë, vllehë, boshnjakë dhe gjitha etnitetet tjera. Në këtë drejtim konkretisht shqiptar nga 5055 do të jenë 1120. Ky numër është rafinuar si e dhënë nga regjistrimi i vitit 2002. Presim deri të dielën të paraqitet numër i volitshëm që të kemi mundësi t’i testojmë dhe të bëjmë selektimin më të mirë të kandidatëve, përveç kushteve.”,- tha zëvendësdrejtori i Entit Shtetëror për Statistikë, Ilmi Selami.

Nga Enti Shtetëror theksojnë se të gjithë personat mund të aplikojnë në këtë konkurs, por ndryshe nga herët tjera këto persona duhet të mos jenë në marrëdhënie pune si dhe të njohin punën me kompjuterë. Regjistruesit do të paguhen varësisht sa formularë apo aplikime kanë mbushur në teren, ndërsa i gjithë procesi do të bëhet në mënyrë elektronike.

Related posts

Analizë/ Edhe vota e fundit do të jetë përcaktuese për kryetarin e ri të Strugës

Nefail Emini

Editorial: Me ndihmën e ndërkombëtarëve të zbulohen përgjegjësit e pasaportave false!

Nefail Emini

Shkon në 25 mijë numri i të vaksinuarve në QS “Boris Trajkovski”

Nefail Emini

Zaev dhe opozita shqiptare arrijnë marrëveshje për “Shtetësinë”

Nefail Emini

Sela për Ademin: Të mos qëndrojnë prapa dyerve kur ne bëjmë takime

Nefail Emini

Kalendari i rregullativës tatimore – vegël e re e MF-së për rritjen e transparencës

Nefail Emini

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More