17 C
Skopje, NM
12/05/2021
DailyNews.mk
Përzgjedhjе nga redaktori Politika

Mas: Maqedonia e Veriut moti i ka plotësuar kushtet për aderim në BE, në interes të BE-së është hapja sa më e shpejtë e negociatave

Shkup, 3 maj 2021 (MIA) – Dëshiroj shumë qartë të them se Gjermania shumë seriozisht e shikon perspektivën evropiane të vendeve në rajon. Posaçërisht kjo vlen për Maqedoninë e Veriut, e cila moti i ka plotësuar kushtet për aderim drejt BE-së dhe për këtë shkak vjeshtën e kaluar kemi investuar shumë mund që ta mbajmë konferencën e parë ndërqeveritare në kuadër të kryesimit tonë. Kjo nuk u arrit, por tani gjatë kryesimit portugez edhe më tej punojmë në këtë, kjo jo vetëm se ka kuptim, por është edhe e domosdoshme, duke e marrë parasysh besimin që qytetarët e Maqeddonisë së Veriut e kanë tek ne, por po ashtu edhe interes i BE-së është të jemi sa është e mundur më shpejtë në mundësi që ta hapim këtë konferencë aderuese.

Këtë sot e porositi ministri gjerman i Punëve të Jashtme, Hajko Mas në konferencën e përbashkët për shtyp në Berlin me shefin e diplomacisë së Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani.

“Në kuadër të reformave, Maqedonia e Veriut edhe më tej vazhdon dhe kjo është sinjal i qartë deri te Bashkimi Evropian se ju jeni seriozë në zbatimin e reformave, posaçërisht që ka të bëjë me shtetin juridik dhe ky është lajmi i mirë dhe me këtë dërgojmë porosi të qartë se po lëvizim drejt qëllimit të përbashkët dhe Gjermania qëndron në anën e juaj”, potencoi Mas.

Ai, lidhur me mundësinë që Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria të ndahen në rrugën drejt BE-së, është decid se ndarja e dy vendeve nuk është qëndrim që e ndan Berlini.

“Lidhur me çështjen e ndarjes mes Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë, diskutime të tilla ka pasur edhe më herët, edhe paraprakisht, por anasjelltas. Në të kaluarën asgjë nuk ka ndryshuar për procesin aderues për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, e ato janë të udhëtojnë së bashku dhe vlerësoj se Qeveria federale gjermane shumë angazhohej gjatë kryesimit të saj dhe tani po ashtu i shpreh përkrahje kryesimit portugez që të mund sa më shpejtë të gjenden zgjidhje për çështjet bilaterale. Me këtë mund më shpejtë të hapet konferenca aderuese për Maqedoninë e Veriut dhe për Shqipërinë. Çfarëdo mendime tjera për ndarjen e këtyre dy vendeve nuk janë mendime që ne i ndajmë”, tha Mas.

Lidhur me pyetjen e njëjtë, ministri Osmani tha se edhe pse KE-ja për Maqedoninë e Veriut 11 herë më radhë jep rekomandim për fillimin e negociatave dhe se edhe krahas kësaj që “kushtëzimi i procesit të zgjerimit bazohet në meritat individuale të çdo shteti veçmas”, përvojat tregojnë se kur shtetet lëvizin së bashku në proces, sinergjia që krijohet është shumë më e madhe se shuma e lëvizjes individuale të shteteve.

Gjatë takimit të ministrit Osmani me ministrin gjerman Mas, fokusi kryesor i takimit ishte vënë në rrumbullakimin e qëllimit tonë strategjik, anëtarësimi në BE, e në këtë kontekst është diskutuar edhe për ambiciet e iniciativave rajonale, siç është Procesi i Berlinit.

Osmani e informoi Masin edhe për reformat për forcimin e shtetit të së drejtës dhe luftës kundër korrupsionit, me çka u bë me dije se kjo betejë do të mbetet e paanshme dhe joselektive dhe do të bëhet gjithçka që të mbahen edhe këtë viti notat e larta të cilat Maqedonia e Veriut në kontinuitet i merr nga Komisioni Evropian.

Duke diskutuar për mundësitë e zbatimit të vendimit për nisjen e negociatave, Osmani theksoi se samitet e BE-së në qershor ofrojnë shansin e papërsëritshëm për ta bërë hapin e duhur: operacionalizimin e vendimit për fillimin e bisedimeve, përmes miratimit të Kornizës negociuese dhe mbajtjes së Konferencës së parë ndërqeveritare si nisje formale e bisedimeve.

“Ky hap, medoemos do të inkurajojë të gjithë rajonin dhe do të forcojë kredibilitetin e procesit eurointegrues”, tha Osmani.

Me këtë rast, shefi i diplomacisë së Maqedonisë së Veriut shprehi mirënjohje për angazhimin e vazhdueshëm të Gjermanisë, veçanërisht për angazhimin personal të ministrit Mas, për suksesin e deritanishëm në rrugën evropiane të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Në takim, bashkëbiseduesit biseduan edhe për zhvillimin e përgjithshëm të raporteve bilaterale, bashkëpunimin ekonomik, gjendjen lidhur me pandeminë Kovid-19, çështjet aktuale në fushën e politikës ndërkombëtare, si dhe bashkëpunimin në organizatat e shumta multilaterale.

Në këtë drejtim, Osmani inicoi procedurë për krijimin e partneritetit strategjik në mes Republikës Federale të Gjermanisë dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut, që do të ishte e rëndësisë së veçantë për përshpejtimin dhe thellimin jo vetëm të proceseve integruese, por edhe të bashkëpunimit ekonomik në mes dy vendeve.

“Konfirmim për bashkëpunim të suksesshëm bilateral është fakti që Gjermania është partner tregtar numër një për vendin tonë. Mbi 200 kompani nga Gjermania janë partnerë të kompanive tona, ku punojnë mbi 20 mijë qytetarë tanë. Shpesh përsëris, sepse personalisht mendoj se biznesi duhet t’i udhëheqë raportet diplomatike midis vendeve dhe prandaj dëshiroj më shumë biznese gjermane te ne”, tha Osmani në kontekst të mundësive që dalin nga ky lloj i partneritetit.

Vizita e ministrit Osmani në Berlin vazhdon me takimin me sekretarin shtetëror të angazhuar për Evropë, Mihael Roth. Në kuadër të kësaj vizite, Osmani do të takohet edhe me Uve Korsepius, Këshilltar për BE i Kancelares Merkel, si dhe me shumë përfaqësues të grupacioneve dhe komisioneve politike në kuadër të vizitës së Bundestagut gjerman.

Related posts

Analizë / Partitë Shqiptare të distancohen idesë për amnisti të “27 prillit”

Admin

Eurodeputeti austriak: Rezultati i dialogut duhet të jetë njohja e dyanshme mes Kosovës dhe Serbisë

Admin

Analizë / Vaksinimi përcakton hyrjen në territorin e Bashkimit Europian

N E

Analizë / Kontrolli i mediave nga shteti po bëhet gjithnjë e më prezent

N E

Rama: Kurrë s’e kam mbështetur ndryshimin e kufijve mes Kosovës dhe Serbisë

Admin

Gjermani është kategorikisht kundër çfarëdo zhvendosje të kufijve të Ballkanit

Admin

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More