1 C
Skopje, NM
26/02/2021
DailyNews.mk
Përzgjedhjе nga redaktori Politika

Maqedonia larg qeverisjes të së drejtës

Kur ishte caktuar gjykimi i parë për këtë lëndë, thashë se jemi larg qeverisjes të së drejtës, tani lirshëm mund të them se ende jemi larg dhe e dukshme është se edhe në Gjykatë edhe në Prokurori duhet një spastrim i mirë, deklaroi pas shpalljes së gjykimit për rastin “Monstra” avokati Naser Raufi, njëri nga mbrojtësit e të akuzuarve.

Mbrojtja paralajmëroi ankesa kundër aktgjykimit edhe për masat e paraburgimit, dhe porositi se janë të bindur që në fund do të dëshmojnë se të akuzuarit nuk janë autorë të kësaj, siç thanë, një akt i neveritshëm.

Gjykimi, vlerësoi Raufi u soll pa kurrfarë dëshmie dhe pa i kushtuar vëmendje vendimit të gjykatës sonë më të lartë – Gjykata Supreme.

“Gjykata Supreme ishte taksative dhe tha se aspak nuk ka dëshmi se këto janë autorët, ndërsa edhe krahas asaj e keni parë se me gjoja specifikimin e aktakuzës, ç’farë padrejtësie është bërë. Shkojmë më tutje dhe si mbrojtje jemi të sigurt se do të arrijmë deri tek drejtësia”, deklaroi Raufi, përcjell Zhurnal.mk

Avokati Asmir Alispahiq, si mbrojtës i të dënuarit të padrejtë Haki Aziri, tha se prokurorët publik me këtë lëndë kanë treguar arshine të dyfishta me propozimet për përcaktim të masës së paraburgimit dhe tha se pranimi i masës së paraburgimit është vetëm edhe një bashkim mes gjyqësisë dhe prokurorisë publike. “Të përkujtoj në fjalën time përfundimtare se prokurorët publik kërkuan pikërisht këto dënime. Për të akuzuarin Haki Aziri mes nëntë dhe dhjetë vjet. Për të akuzuarin Fejzi Aziri 15 vjet dhe tre dënime me burg të përjtshëm. Kjo tregon se që nga fillimi, deri në shqiptimin e gjykimit kanë marrëveshje, edhe në lidhje me masën e paraburgimit”, deklaroi Alispahiq, përcjell Zhurnal.mk

Është e paqartë, potencoi ai, pse përcaktohet masa e paraburgimit për një dënim që është vuajtur më shumë se pesë vjet e shtatë muaj dhe potencoi se qëndrojnë në dispozicion edhe masa tjera, të cilat mund të zëvendësohen me masën e paraburgimit. Njëri nga anëtarët e familjes së të akuzuarve Bedri Ajdari, bëri thirrje se nuk do të tërhiqen dhe arratisen, por do të vazhdojnë të luftojnë dhe paralajmëroi sërish protesta të premten.

Sot Gjykata i shpalli fajtorë dhe iu caktoi dënime me burg të përjetshëm të akuzuarve Halil Demiri, Afrim Ismailloviq dhe Agim Ismailloviq, dënim me burg prej 15 viteve për të akuzuarin Fejzi Aziri dhe dënim me burg prej nëntë viteve për të akuzuarin Haki Aziri, të akuzuar për vrasjen e pesëfishtë në Liqenin e Smillkovës më 12 prill të vitit 2012. Për të akuzuarin Sami Luta, hidhet poshtë aktakuza, për shkak se hoqi dorë prokurori publik.

Rastin “Monstra” e udhëheq gjykatësi Ognen Stavrev së bashku me gjykatësin Osman Shabani ndërsa përfaqësues të palës akuzuese janë Fatime Fetai dhe Gavrill Bubevski. Të akuzuarit Halil Demiri dhe Afrim Ismailloviq janë në arrati në Kosovës dhe u dënuan në mungesë të tyre, ndërsa prokurorja Fetai nga Gjykata kërkoi t’u për caktohet masë paraburgimi të dënuarve Haki dhe Fejzi Aziri për shkak të rrezikut nga arratisja. Pas konsultimit Gjykata, solli vendim propozimi i PP-së të hyjë në fuqi dhe të akuzuarve Halil Demiri, Afrim Ismailloviq, Agim Ismailloviq, Haki Aziri dhe Fejzi Aziri tu përcaktohet masa e paraburgimit deri në fillimin e vuajtjes së dënimit me burg, gjegjësisht derisa të hyjë në fuqi aktvendimi.

Related posts

Nënshkruhet marrëveshje për blerje të 100.000 vaksinave “Sputnik” nga Rusia

Zekirija Haxhiu

Grçeva: ASHAM ka refuzuar kërkesën e Qeverisë që të ndryshojë emrin

Zekirija Haxhiu

Joveski: Ka mundësi të ndryshohet masa e paraburgimit shtëpiak

Zekirija Haxhiu

Mbi 1000 aplikime për regjistrues dhe instruktorë

Zekirija Haxhiu

Opozita paralajmëron interpelancë ndaj Qeverisë Zaev

Zekirija Haxhiu

Montgomery: SHBA e përkushtuar të bashkëpunojë me BE-në për bisedimet Kosovë-Serbi

Zekirija Haxhiu

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More