19 C
Skopje, NM
12/04/2021
DailyNews.mk
Analiza Përzgjedhjе nga redaktori Politika

Maqedonia ende nuk i përfillë të drejtat e refugjatëve!

Dokumenti i publikuar i Departamentit Amerikan të Shtetit (DASH) pasqyron raportet që ka pasur Republika e Maqedonisë së Veriut me organizata ndërkombëtare të cilat janë të angazhuara në çështjet që kanë të bëjnë me refugjatët si UNHRC (Komisioneri i Lartë i Kombeve të Bashkuara për Refugjatët), Organizata Ndërkombëtare për Migracionin (IOM) si dhe organizatat e tjera.

Ky është një raport i rëndësishëm pasi shteti ynë shërbeu si një rrugë-kalimi për të larguarit nga zonat e konflitit si Lindja e Mesme, Azia dhe vendet Afrikane drejt vendeve Europiane.

Raporti thekson se “Qeveria bashkëpunoi me UNHCR, IOM dhe organizata të tjera humanitare në sigurimin e mbrojtjes dhe ndihmës për personat e zhvendosur, refugjatët, refugjatët e kthyer, azilkërkuesit, migrantët, personat pa shtetësi dhe personat e tjerë me këtë shqetësim, përveç në miratimin e një strategjie të re për integrimin e refugjatëve, e cila është në pritje që nga viti 2017”, shkruan Zhurnal.

Ky raport fillon me një vlersim për bashkpunimin që ka pasur vendi ynë me organizatat për emigrantët, por në të njejtin paragraf shpreh shqetësimin për vonesën në miriatimin e strategjisë që ka të bëjë me integrimin e refugjatëve e cila po zvarritet në Kuvend që nga viti 2017.

Si problematikë, raporti e paraqet ndalesën që i’u është bërë UNHCR-së dhe partnerëve të sajë për të pasur qasje në Qendrën e Pritjes për të Huajt (Shkup-Gazi Baba), si dhe në zonat tranzite në aeroportet ndërkombëtare e cila paraqitet si pengesë që organizata ta zbatoj misionin e tyre që e parasheh konventa e vitit 1951. Raporti jep një vlersim pozitiv ndaj përpjekjeve që ka bërë Ministria e Brendshme dhe prokurorët për Krimin e Organizuar dhe Korrupsioni në luftën për parandalimin e trafikimit të emigranteve e cila ishte paraqitur si një element shumë shqetësuese nga raporti i Këshillit Europian në vitin 2019.

Gjatë kësaj kohe nuk kishte asnjë kthim me forcë të azilkërkueseve, që ishte një përmirsim në krahasim me raportin e vitit 2016 i cili theksonte se refugjatët që kishin hyrë nga Greqia ishin kthyer prapa e ndonjëherë ishte përdorur edhe forca policore.

Në krahasim me vitin 2016, në raportin e vitit 2020 vlerësohet përparim në lidhje me politikat e azilit që kanë të bëjnë me praktikat arbitrare të mohimit të azilt vlersim që është i njejtë me raportin e vitit 2019, raporton Zhurnal.

Dokumenti thekson se mekanizmi i krijuar për të adresuar statusin e refugjatëve dështoi që të sigurojë garancitë themelore procedurale dhe përcaktimet e duhura siç definohet me ligj që është verejtje e njejtë me atë të raportit të vitit 2018. Raporti thekson se qeveria lëshoi dokumente identifikuese për azilkërkuesit e njohur si dhe personat që ishin nën mbrojtje plotësuese, por si problematikë parashtrohet se institucionet po vonojnë ose po dështojnë në dhënien e dokumenteve për azilantet e ri që është vërejtje e ngjashme më atë të raportit të vitit 2016, 2017, 2018 dhe 2019.

Në raportet e vitit 2018, 2019, 2020 si shqetësues përmendet arrestimi i disa emigrantëvë të cilët ishin kapur nga policia në përpjeke për kalim të paligjshëm drejt vendeve Europiane dhe vendimet për paraburgim u cilësuan nga UNICEF si arbitrare, si dhe atyre nuk i është lëshuar vendimi i paraburgimit ose i është lëshuar në një gjuhë që ata nuk arrinin që ta kuptonin, e që i pengonte ata për ta ushtruar të drejtën e tyre për rishikim gjyqësor, i vetmi përmirsim në krahasim me raportin e vitit paraprak është se femijët, gratë dhe familjet nuk mbaheshin të ndaluara. Një azilkërkues ka të drejtë që të punojë edhe në qoftë se brenda 9 muaj nuk ka pëfunduar proceduara azilit, por për hyrjen e tij në tregun e punës ai përballet me pengesa pasi ai duhet të këtë një numër unik identifikues që ti lëshohet leja e punës, në qoftë se ai nuk ka marr ende azilin nuk i jepet ky numër vërejtje që ështe e njejtë me atë të viti 2019.

Si raportit i vitit 2019 edhe ai i vitit pasardhës thekson se ligji i Republikës së Maqedonis së Veriut lejon marrjen e shërbimit bazë siç është shëndetësia dhe arsimimi. Qeveria jonë mund të siguroj mbrojtje plotësuese për individët të cilët nuk klasifikohen si refugjatë që në vitin2018 dy persona e kishin fituar këtë status, në vitin 2019 nuk kishte asnjë person, kurse në vitin 2020 ishin dy persona.

Nga raporti i Departmentit Amerikan, mund të konkludojmë se shteti ynë ende nuk është në nivel në respektimin e të drejtave të refugjatëve. Në qendrën ndaluese të migrantëve në Gazi Babë, kushtet e qëndrimit janë të tmerrshme. Aty kundërmon erë dhe shtretërit janë të ndyra. Ushqimi gjithashtu nuk është në nivel dhe mbahen si të robëruar.

Pushteti duhet që sa më shpejtë të zgjidhë problemet me refugjatët dhe të njejtët të trajtohen më me butësi. Ata kanë ikur nga vdekja por nuk kanë ardhur këtu të mbahen robër./Zhurnal.mk

Related posts

Analizë/ Edhe vota e fundit do të jetë përcaktuese për kryetarin e ri të Strugës

Nefail Emini

Editorial: Me ndihmën e ndërkombëtarëve të zbulohen përgjegjësit e pasaportave false!

Nefail Emini

Shkon në 25 mijë numri i të vaksinuarve në QS “Boris Trajkovski”

Nefail Emini

Zaev dhe opozita shqiptare arrijnë marrëveshje për “Shtetësinë”

Nefail Emini

Sela për Ademin: Të mos qëndrojnë prapa dyerve kur ne bëjmë takime

Nefail Emini

Kalendari i rregullativës tatimore – vegël e re e MF-së për rritjen e transparencës

Nefail Emini

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More