1 C
Skopje, NM
26/02/2021
DailyNews.mk
Përzgjedhjе nga redaktori Politika Tema

Jo vetëm qytetarët, edhe policët sulmohen çdo të tretën ditë! (INFOGRAFIKË)

Sulmet fizike ndaj njerëzve në përgjithësi, janë gjëra të përditshme, por jo dhe normale. Veçanërisht, kur sulmi kryhet ndaj ose nga ndonjë person zyrtar – pjesëtar i MPB-së.

Nga arsye të ndryshme, e më së shumti përshkak se kapen nga policia duke kryer vepra joligjore të ndryshme, policët shpesh herë bëhen viktima të sulmeve verbale po edhe fizike nga qytetarët.

Raste më të shpeshta të sulmeve fizike ndaj policëve, madje dhe gjuajtje me armë ndodhin nëpër vendet malore dhe fshatëra, ku policia ndeshet me vjedhësit e drunjëve.

Viteve të fundit ka patur dhe viktima policë të cilët kanë tentuar të parandalojnë vjedhjen e drunjëve. Ata me qëllim që të respektojnë zbatimin e ligjit, vihen në përndjekje të qytetarëve që shkelin ligjin, dhe në fund ata iu përgjigjen me dhunë.

Se dhuna ndaj policëve është prezente në vendin tonë, e tregojnë më së miri statistikat e dërguara për Zhurnal, nga Ministria e Punëve të Brendshme.

Agjencia e Lajmeve Zhurnal kërkoi disa statistika nga MPB për atë se sa zyrtarë policorë janë sulmuar gjatë vitit 2020 në Maqedoni të Veriut. Nga MPB na dërguan të dhënat të cilat janë mjaftë shqetësuese, e sipas të cilave, pothuajse çdo tre ditë ka sulme ndaj policëve.

Sipas asaj që na njoftuan nga MPB, më së shumti vepra penale “sulm ndaj personit zyrtar gjatë kryerjes së detyrës për sigurinë”, e që ka të bëjë për policët, janë kryer në Shkup dhe atë gjithsej 36 raste gjatë vitit 2020.

Pak më pak “trima” janë dhe banorët e Shtipit, ku gjithsej gjatë vitit 2020 janë regjistruar 24 raste ku janë sulmuar zyrtarët policorë.

Në rajonin e Tetovës gjatë vitit 2020 janë regjistruar gjithsej 17 raste ku janë sulmuar policët.

Më tej vijojnë Manastiri dhe Ohri ku janë regjistruar nga 14 raste.

Në Kumanovë 12 raste, dhe Veles 11 raste ku janë sulmuar policët. Më së paku ka në Strumicë me gjithsej 8 raste ku janë sulmuar policët.

Prej gjitha këtyre statistikave, mund të vërejmë se gjithsej janë regjistruar 136 sulme ndaj zyrtarëve policorë.

Këto të dhëna janë tejet shqetësuese duke patur parasysh që zyrtarët policorë janë në teren me qëllim mbajtjen nën kontroll të sigurisë dhe rendit publik. Zyrtarët policorë mundohen në mënyrë maksimale të sillen me kulturë gjatë kontrollimit të qytetarëve.

Qytetarët duhet t’a njohin dhe pranojnë policinë si institucion i cili është në shërbim të qytetarëve.

MPB bënë me dije se çdo secili që do të sulmojë person zyrtar i cili kujdeset për sigurinë e qytetarëve, do të përballet me ligjin. Sulmi mbi një zyrtar policor është vepër serioze penale dhe këto veprime siç paralajmërojnë nga policia, nuk do të tolerohen aspak.//Zhurnal.mk

Related posts

Nënshkruhet marrëveshje për blerje të 100.000 vaksinave “Sputnik” nga Rusia

Zekirija Haxhiu

Grçeva: ASHAM ka refuzuar kërkesën e Qeverisë që të ndryshojë emrin

Zekirija Haxhiu

Joveski: Ka mundësi të ndryshohet masa e paraburgimit shtëpiak

Zekirija Haxhiu

Mbi 1000 aplikime për regjistrues dhe instruktorë

Zekirija Haxhiu

Opozita paralajmëron interpelancë ndaj Qeverisë Zaev

Zekirija Haxhiu

Montgomery: SHBA e përkushtuar të bashkëpunojë me BE-në për bisedimet Kosovë-Serbi

Zekirija Haxhiu

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More