17 C
Skopje, NM
12/05/2021
DailyNews.mk
Përzgjedhjе nga redaktori Politika

Gjermani është kategorikisht kundër çfarëdo zhvendosje të kufijve të Ballkanit

Gjermania është kategorikisht kundër çdo zhvendosje të kufijve, deklaroi sot ministri gjerman i Punëve të Jashtme, Hajko Mas në konferencë të përbashkët për shtyp me ministrin e Punëve të Jashtme Bujar Osmani në Berlin, duke u përgjigjur në pyetje të gazetarëve për të dhënë koment në non pejper që u shfaq muajin e kaluar dhe në të cilin propozohet, duke tërhequr përsëri kufijtë e Ballkanit Perëndimor.

“Ky është non pejper, dhe nuk është dokument zyrtar. Nuk duhet të merremi me këtë më tej. Nuk ekziston asnjë pjesëmarrje të Gjermanisë, në kurrfarë non pejper, nëse ka zëra se janë lajme të rreme. Për politikën e jashtme gjermane, baza e politikës sonë për Ballkanin Perëndimor ka qenë gjithmonë që ne të mos ndërhyjmë në kufij”, tha Mas.

Ministri gjerman theksoi se çdo ndryshim në kufij, kudo që të jetë, do të ketë një ndikim në të gjithë rajonin dhe do të ketë pasoja negative për të gjithë.

“Në të kaluarën e refuzuam këtë edhe tani e refuzojmë edhe në të ardhmen tërësisht do ta hedhim poshtë”, është kategorik Mas.

Non pejper I dërguar deri tek BE-ja muajin e kaluar që propozonte një ri-vizatim të kufijve të Ballkanit Perëndimor u shkrua gjoja nga kryeministri slloven Janez Jansha, i cili më vonë e mohoi atë. Disa zyrtarë evropianë, si dhe politikanë nga rajoni, vlerësuan ndryshimin e propozuar të kufirit si të rrezikshëm dhe hodhën poshtë këtë koncept.

Related posts

Analizë / Partitë Shqiptare të distancohen idesë për amnisti të “27 prillit”

Admin

Eurodeputeti austriak: Rezultati i dialogut duhet të jetë njohja e dyanshme mes Kosovës dhe Serbisë

Admin

Analizë / Vaksinimi përcakton hyrjen në territorin e Bashkimit Europian

N E

Analizë / Kontrolli i mediave nga shteti po bëhet gjithnjë e më prezent

N E

Rama: Kurrë s’e kam mbështetur ndryshimin e kufijve mes Kosovës dhe Serbisë

Admin

Mas: Maqedonia e Veriut moti i ka plotësuar kushtet për aderim në BE, në interes të BE-së është hapja sa më e shpejtë e negociatave

Admin

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More