21 C
Skopje, NM
12/05/2021
DailyNews.mk
Përzgjedhjе nga redaktori Politika

Editorial: Me ndihmën e ndërkombëtarëve të zbulohen përgjegjësit e pasaportave false!

Shkruan, Agjencia e Lajmeve Zhurnal.mk

Shkup, 12 prill – Skandali i disa ditëve më parë në lidhje me pasaportat me identitete false ia ka nxirë fytyrën Maqedonisë së Veriut në rrafshin ndërkombëtar. Shijen e hidhur me këtë dukuri kriminale partitë politike po mundohen ta përdorin për pikë politike, ndërsa deri më tani askush nuk po merr përgjegjësi. Ky skandal i madh me përmasa ndërkombëtare nevojitet që të hetohet nga një ekspertizë profesionale e ndërkombëtarëve , të cilët do të dëshmonin se e kujt është përgjegjësia dhe a kanë pasur dijeni edhe zyrtarët të lartë të qeverisë aktuale.

215 pasaporta origjinale me identitete false për kriminelët dhe kartelet e drogës

Policia e Maqedonisë së Veriut ka arrestuar nëntë zyrtarë policorë, të cilët dyshohet se kanë pajisur me pasaporta false pjesëtarët e një grupi kriminal, të përfshirë në kontrabandë me drogë dhe aktivitete të tjera të paligjshme. Zyrtarët kanë lëshuar pasaportat, duke abuzuar me identitetin e qytetarëve që nuk kishin pasaportë maqedonase deri në atë moment. Ky aksion ka zgjatur një kohë të gjatë dhe është kryer në bashkëpunim me zyrën rajonale për hetime pranë ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Shkup dhe INTERPOL-it.

Me pasaporta janë pajisur 215 persona, 214 prej të cilëve janë shtetas të huaj. Në mesin e atyre që kanë marrë pasaporta maqedonase janë edhe anëtarë të grupeve kriminale ndërkombëtare dhe karteleve të drogës, të cilët për një pasaportë kanë paguar deri më 20 mijë euro.

Mediat publikuan informatat para 8 muajve, pse nuk reaguan partitë politike!

Për megaskandalin me pasaportat origjinale të lëshuara për kriminelët më të mëdhenj ta rajonit duke shfrytëzuar identitetin e qytetarëve të thjeshtë ishte folur para tetë muajve në mediat e Serbisë. Shërbimet serbe e dinin se shumë kriminelë të njohur ishin pajisur me pasaporta false dhe nëpërmjet mediave i patën njoftuar publikisht opinionin në Maqedoninë e Veriut me atë se çfarë po ndodh.

Tek ne procesi po hetohej nga ana e Interpolit dhe partnerëve amerikanë, por askush nga mediat e Maqedonisë së Veriut nuk u morr me këtë çështje. Këtë gjë sigurisht se përveç policisë e dinin edhe partitë politike, por asnjëra nuk reagoi dhe nuk kërkoi llogari.

Dilema më e madhe është se përse heshtën partitë politike! Partia opozitare maqedonase vendosi të reagonte tani kur situata me pandeminë ka arritur pikun dhe populli është vendosur nën masat e orës policore.

Për partinë maqedonase në opozitë VMRO-DPMNE ky rast tregon qartë se grupet kriminale nga rajoni janë në bashkëpunim të ngushtë me strukturat më të larta të Maqedonisë së Veriut. Ndërsa, ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski ka theksuar se pikërisht lideri i opozitës maqedonase është ai që ka pasur kontakte me njërin nga anëtarët e këtij grupi.

Sigurisht se VMRO DPMNE kërkonin të shfrytëzonin momentin me qëllim që të dëmtonin sa më shumë që është e mundur qeverinë dhe njëkohësisht operacionin e policisë. Sipas fjalëve të qeverisë, procesi po hetoje dhe ishte nën vëzhgim për një periudhë të gjatë me qëllim që të zbuloheshin kush janë porositëst dhe si po funksiononte i gjithë rrjeti kriminal.

Partitë shqiptare si gjithmonë në proceset e mëdha janë jashtë loje. BDI më Zëvendësministrin e Punëve të Brendshme duhej të kishte më shumë njohuri se çfarë po ndodh me këtë skandal. Prandaj, nevojitet që ajo sa më shpejtë të dalë me qëndrim të sajin për këtë rast duke insistuar se ky proces të sqarohet plotësisht.

Maqedonia e Veriut mund të rrezikojë lëvizjen e lirë, rasti të sqarohet sa më shpejt

Skandali me pasaporta mund të jetë edhe më i rrezikshëm se sa mendohet. Maqedonia e Veriut është në listën e bardhë të lëvizjes pa pasur nevojë për viza në Bashkimin Evropian. Ky është një përfitim shumë i madh që u realizua me plotësimin e standardeve për pasaporta biometrike me siguri të lartë si dhe me fitimin e besueshmërisë se liberalizimi i vizave nuk do të keqpërdoret.

Në këtë pikë, Maqedonia e Veriut i kishte plotësuar të gjitha kushtet dhe si rezultat i përpjekjeve maksimale arriti të përfitojë lëvizjen e lirë pa viza me të gjitha vendet Schengen. Tani me skandalin në fjalë, ky besim zbehet dukshëm, sepse nëse një kriminel që nuk është aspak shtetas i Maqedonisë së Veriut arrin të fitojë pasaportë origjinale tregon se sa larg ka shkuar korrupsioni. Nëse një person që është i infiltruar në drogë dhe tregti të paligjshme pajistet me pasaportë dhe lëviz lirshëm nëpër shtetet e BE-së, në të njëjtën mënyrë në të ardhmen mund të përfitojë pasaportë edhe ndonjë vrasës ose terrorist, i cili mund të bëjë kërdi nëpër kryeqendrat evropiane.

Kthimi i shpejtë i besimit te partnerët perëndimor duhet të ndodhë shpejt. Partitë politike nuk duhet që të shfrytëzojnë momentin të bëjnë akuza dhe kundër akuza mes njëra tjetrës, por duhet një qasje profesionale me qëllim që të zbulohen se kush janë porositësit, kush janë vepruesit dhe kush janë përfituesit nga ky skandal. Andaj, edhe partia shqiptare në pushtet duhet të kërkojë mbështetje pa rezervë nga Interpoli dhe partnerët ndërkombëtarë, duke kërkuar përgjegjësi për të gjithë palët e përfshira. Sa nuk është bëri dëmi edhe më i madh, sidomos nga ndonjë reagim i vendeve të Bashkimit Evropian, të gjithë partitë duhet ta dënojnë këtë krim të organizuar dhe me ekspertë ndërkombëtar të gjejnë zgjidhje sa më të shpejtë.

Related posts

Analizë / Partitë Shqiptare të distancohen idesë për amnisti të “27 prillit”

Admin

Eurodeputeti austriak: Rezultati i dialogut duhet të jetë njohja e dyanshme mes Kosovës dhe Serbisë

Admin

Analizë / Vaksinimi përcakton hyrjen në territorin e Bashkimit Europian

N E

Analizë / Kontrolli i mediave nga shteti po bëhet gjithnjë e më prezent

N E

Rama: Kurrë s’e kam mbështetur ndryshimin e kufijve mes Kosovës dhe Serbisë

Admin

Mas: Maqedonia e Veriut moti i ka plotësuar kushtet për aderim në BE, në interes të BE-së është hapja sa më e shpejtë e negociatave

Admin

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More