19 C
Skopje, NM
12/04/2021
DailyNews.mk
Kulturë Përzgjedhjе nga redaktori Rajoni

Cakaj ministri i parë i jashtëm që viziton “Muzeun e Alfabetit” në Manastir

Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, zhvilloi ditën e sotme një vizitë zyrtare në “Muzeun e Alfabetit të Gjuhës Shqipe”, në Manastir të Maqedonisë së Veriut.

Kjo është hera e parë që një ministër i jashtëm i Republikës së Shqipërisë viziton zyrtarisht Manastirin, aty ky 100 vite më parë, u zyrtarizua alfabeti i gjuhës shqipe.

Kreu i diplomacisë̈ Cakaj, dhuroi materiale të rëndësishme historike të ruajtura në arkivin e shtetit shqiptar, të cilat për vite me rradhë i mungonin Muzeut të Alfabetit. Këto materiale historike, sipas Cakaj shërbejnë në forcim të mbamendjes kombëtare e pasurimit të mëtejmë të Muzeut të Alfabetit të gjuhës shqipe.

Bëhet fjalë për korrespondencat dhe ftesat mes delegatëve, verbalet e punimeve të Kongresit, disa fotografi, si dhe vulën e shoqërisë literale “Ylli i Mëngjesit” të motrave Kajtazi. Tashmë këto materiale i janë shtuar fondit historik të Muzeut të Alfabetit, në Manastir.

Gjatë qendrimit në Manastir, Ministri në detyrë Cakaj vizitoi gjithashtu Konsullatën e Nderit të Shqipërisë, si dhe zhvilloi takime me përfaqësues të komunitetit dhe shoqërisë civile shqiptare në Maqedoninë e Veriut.

Related posts

Analizë/ Edhe vota e fundit do të jetë përcaktuese për kryetarin e ri të Strugës

Nefail Emini

Editorial: Me ndihmën e ndërkombëtarëve të zbulohen përgjegjësit e pasaportave false!

Nefail Emini

Albin Kurti paralajmëron rivendosjen e reciprocitetit ndaj Serbisë: E drejtë që buron nga të qenit i pavarur

Nefail Emini

Miroslav Lajçak: Nëse ka vullnet politik në Kosovë e Serbi, marrëveshjen e arrijmë brenda disa muajsh

Nefail Emini

Ana Bërnabiq i reagon ambasadorit gjerman: Bombardimet ishin sundim i forcës, jo i ligjit

Nefail Emini

Sot hyjnë në fuqi masat e reja në Shqipëri, qarkullimi dhe aktiviteti i bareve deri në orën 22:00

Nefail Emini

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More