19 C
Skopje, NM
12/04/2021
DailyNews.mk
Covid-19 Përzgjedhjе nga redaktori Politika

Barbov: Pacientët që humbën shijen gjatë infektimit, do të kenë pasoja më të rënda

Mes 30 dhe 40 përqind të pacientëve të cilët tanimë e kanë kaluar covid 19, kanë pasoja neurologjike. Ky numër është impozant duke patur parasysh se sa milionë pacientë në botë janë infektuar.

Kështu bënë të ditur drejtori i Klinikës së Neurologjisë, Ivan Barbov në një emision mbrëmë në Tv Sitel, informon Zhurnal.

“Disa nga komplikimet paraqiten gjatë infektimit. Edhe humbja e shijes është simptoma e parë e sëmundjes e cila është rezultat i invazionit direkt i virusit të nervit të shijes, i cili edhe më tej lëvizë brenda në tru, në bërthamat e saj, dhe në këtë mënyrë bën një infektim të lehtë të vet trurit dhe në këllëfin e trurit. Mirëpo, ky infektim shumë shpesh jep kokëdhumbje, jep marramendje, përpos shijes së zvogëluar, që është një simptomë më e lehtë e covid simptomave. Shumë prej pacientëve ankohen për marramendje dhe kokëdhimbje për çka mund të themi se është simptoma më e shpeshtë pas shijes së humbur”, ka sqaruar Barbov.

Tek disa pacientë ka gjasa për pasoja më të rënda, siç është ndezje në tru dhe këllëfët e trurit thotë Barbov dhe theksoi se deri tani ka patur dhjetëra pacientë me pasoja të tilla, prej të cilëve të gjithë janë shëruar përpos një pacienteje e cila ka ndëruar jetë në Klinikën Infektive.

Barbov konstaton se lloji britanik i korona virusit nuk jep fotografi më të rëndë klinike, por se do të rritet numri i të infektuarve.

“Për dhjetëra ditë për dyfish do të rritet numri i pacientëve të hospitalizuar në Klinikën e Neurologjisë”, thotë Barbov.//Zhurnal.mk

Related posts

Analizë/ Edhe vota e fundit do të jetë përcaktuese për kryetarin e ri të Strugës

Nefail Emini

Editorial: Me ndihmën e ndërkombëtarëve të zbulohen përgjegjësit e pasaportave false!

Nefail Emini

Shkon në 25 mijë numri i të vaksinuarve në QS “Boris Trajkovski”

Nefail Emini

Zaev dhe opozita shqiptare arrijnë marrëveshje për “Shtetësinë”

Nefail Emini

Sela për Ademin: Të mos qëndrojnë prapa dyerve kur ne bëjmë takime

Nefail Emini

Kalendari i rregullativës tatimore – vegël e re e MF-së për rritjen e transparencës

Nefail Emini

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More