Ikja e ish shefit të shërimit Sekret të Maqedonisë së Veriut, Sasho Mijallkov, dëshmon për mosfunksionimin e sistemit shtetëror dhe në veçanti të sistemit të drejtësisë, kështu vlerëson në prononcim për Zhurnal, Berat Azizi, njohës i Zhvillimeve politike në vend.
“Vonesat e shumta dhe zhagitjet e proceseve gjyqësore kanë bërë që të akuzuarit kryesor të kenë mundësi të arratisen. Në anën tjetër përgjegjësi duhet të japin edhe zyrtarët policor sepse ata psoedojnë informacione për ndikimin që mund të ketë pasur ish kreu i shërbimit sekret në strukturat të ndryshme policore. Pavarësisht kësaj, përgjegjësia kryesore është e pushtetit sepse me këtë ka treguar se nuk është i aftë të çojë proceset përpara dhe të vë në vend sistemin e drejtësisë dhe funksionimin e shtetit ligjor. Realisht pas Gruevskit dhe Mijallkovit, duhet të kemi një varg dorëheqjesh të zyrtarëve më të lartë të shtetit për të kthyer kështu besimin tek qytetarët se në këtë vend ka pak ‘shpresë’ për drejtësi”, deklaroi për Zhurnal, Azizi.
Ndryshe, Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) tanimë ka lëshuar edhe fletarrest ndërkombëtar për ish-kreun e shërbimit sekret të Maqedonisë, Sasho Mijallkov. Ndërkohë që mediat në gjuhën maqedonase kanë raportuar se në polici është ndaluar djali dhe vëllai i të arrtisurit.