21 C
Skopje, NM
11/05/2021
DailyNews.mk
Analiza Përzgjedhjе nga redaktori Politika

Analizë / Vaksinimi përcakton hyrjen në territorin e Bashkimit Europian

Shkruan, Agjencia e Lajmeve Zhurnal.mk

Shkup, 4 maj – Fillimi i pandemisë Kovid-19 i cili ishte një virus i pa njohur që përhapej shumë shpejtë, i detyroi thuajse të gjithë vendet e botës që të merrnin masa dhe të vendosnin kufizime të ndryshme me qëllim pengimin e përhapjes së mëtejshme të infektimeve.

Pengimi i lirisë së lëvizjes së njerëzve ishte një nga çështjet e cila shqetësoi pa masë opinionin botërorë, pasi shtetet në emër të mbrojtjes së popullatës nga sëmundja vendosën bllokimin e kufijve dhe kufizimin e lëvizjes brenda vendit. Kjo ndalesë kishte kosto të fuqishme politike, ekonomike dhe sociale e cila ndikoi që vendet më të fuqishme të botës të bëjnë të pamundurën për gjetjen e një zgjidhje e cila do të mundësonte kthimin e normalitetit.

Zgjidhja më e mirë që këto vende gjetën ishte shpikja dhe prodhimi masiv i vaksinave e cila u pa si “shpëtimtari” i shoqërisë sonë e cila do të na mundësonte që ta mposhtim këtë armik i cili na shkaktoi shumë vdekje.

Edhe pse bota gjendej në një situatë shumë të vështirë, përplasjet gjeopolitike dhe konkurrenca mes fuqive të mëdha nuk u menjanuan, por përkundrazi ajo u intensifikuan, pasi prodhimi dhe shitja e vaksinave do të nënkuptonte përfitim shumë të madh politik dhe ekonomik. U prodhuan shumë vaksina nga vende të ndrshme si: AstraZeneka Britaniko-Suedez, Pfizer Gjermano-Amerikan, Sputnik V e Rusisë, Sinopharm e Kinës, Moderna e SHBA-ve.

Mungesa e furnizimit me sasinë e nevojshme të vaksinave bëri që shumë vende të merrnin doza nga prodhues të ndryshëm me qëllim plotësimin e nevojave të tyre për imunizimin e popullsisë. Ajo që shfaqej si problematikë ishte se disa nga vaksinat e prodhuara dhe përdorura nga shtetet nuk ishin të pranuara dhe të certifikuara nga Agjencia Europian e Barnave (EMA).

Të hënën Komisioni Europian (KE) rekomandoi lehtësimin e masave kufizuese për udhëtimet nga vendet jo-anëtare në drejtim të 27 shteteve të Bashkimit Europian (BE) e cila është një masë për ringjalljen e turizmit e i cili u godit fuqishëm nga pandemia.

KE ka vendosur si kusht që për hyrje në BE të jetë marrja e dozës së dytë të paktën dy javë para hyrjes, dhe ajo të jetë nga kompanitë të cilët janë të certifikuara nga ana e EMA-s. Pra nga vendet jo anëtare në shtetet e BE-së mund të hyjnë vetëm personat që kanë marrë vaksinën Pfizer, AstraZeneca,Moderna dhe Johnson & Jonson. Në bazë të këti rekomandimi shohim se qytetarët e vendeve jo anëtare të BE-së të cilët janë të vaksinuar me Sputnik V dhe Sinofarm të cilët nuk janë të certifikuar nuk do të munden të hynë në territoret e unionit. Në rekomandim thuhet gjithashtu se kjo mund të shtrihet në vaksinat që kanë përfunduar procesin e listës së përdorimit emergjent të Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), por që mbetet të shqyrtohet.

Vendet e Ballkanit Perëndimor të cilat nuk janë anëtare të BE-së dhe janë të prekura direkt nga rekomandimi i Komisionit Europian, pasi këto vende kanë marrë vaksina nga prodhues të ndryshëm përfshi edhe Sputnik V dhe Sinofarm.

Serbia ka marrë më shumë së 1.5 milion vaksina Sinofarm dhe mbi 350 mijë vaksina Sputnik dhe pritet të marrë edhe miliona të tjera doza të këtyre vaksinave, Mali i Zi ka marrë 30.000 vaksina Sinofarm dhe 14.000 vaksina Sputnik V dhe ka nënshkruar kontratë për rreth 150.000 vaksina të tjera Sinofram dhe 50.000 vaksina Sputnik V, Bosnja dhe Hercegovina deri më tani ka marrë rreth 50.000 vaksina Sputnik V dhe ka porositur rreth 400.000 të tjera dhe ka marrë rreth 100.000 vaksina Sinofarm dhe pritet të marrë edhe mijëra të tjera, Shqipëria ka marrë 10.000 dozat e para të vaksinës Sputnik V dhe pritet që të marrë edhe 40.000 të tjera, si dhe ka marë 192.000 vaksin Sinofarm dhe pritet edhe shumë të tjera të vinë në Shqipëri, Kosova nuk ka pranuar të marrë asnjë dorë vaksine Sinofarm dhe Sputnik V.

Këto të dhëna na tregojnë se pjesa më e madhe e banorëve të Ballkanit Perëndomorë me rekomandimet e fundit të KE-së nuk do të mund të hynë në BE e që është një goditje shumë e fuqishme për ekonomitë dhe stabilitetin e këtyre vendeve duke pasur parasysh varësinë e tyre që kanë nga shtetet e BE-së, shkruan Zhurnal.mk.

Çfarë vaksina përdorë Maqedonia e Veriut?

Republika e Maqedonisë së Veriut sikurse edhe pjesa tjetër e shteteve të Ballkanit Perëndimorë ka marrë vaksina nga prodhues të ndryshëm për plotësimin e nevojave. Para disa ditëve në vendin tonë arritën rreth 200.000 vaksina Kineze Sinofar, dhe rreth 20.000 vaksina Sputnik V kanë ardhur nga 200.000 që ka porositur vendi ynë.

Ministri ynë i shëndetësisë thotë se ne nuk duhet të zgjedhim vaksinat, pasi që të gjithë janë të sigurta, por të njtën nuk e mendon edhe Agjencia Europiane e Barnave e cila ende nuk i ka certifikuar këto vaksina me të cilën po bëhet imunizimi masiv në vendin tonë.

Problemi qëndron në atë se si do ja bëjnë qytetarët e vendit tonë që janë vaksinuar me këto vaksina të pacertifikuara? Si do të hyjnë në vendet e Bashkimit Europian?

Situata rëndohet edhe më shumë duke pasur parasysh se shumë nga mërgata e vendit tonë jeton në vendet e BE-së dhe më këto kushte që ka vendosur Komisioni Europian ato do ta kenë të pa mundërr hyrjen në BE dhe vizitën e familjarëve që jetojnë në këto vende. Një pjesë e konsiderueshme e popullatës sonë janë punëtorë sezonal në këto vende, dhe tani me këto vaksina ata nuk do të lejohen të hynë në BE e që do të rezultojë në humbjen e vendeve të puës e cila do të kishte një impakt negativ në ekonomin familjare dhe në buxhetin e shtetit.

Vendet e Ballkanit Perëndimorë duhet të angazhohen për gjetjen e një zgjidhje rreth këti problemi , ose duhet të arrijnë një kompromis me BE-në ose duke ndryshuar strategjinë e vaksinimit, pasi në të kundërtën këto vende do të përballen me një krizë të fuqishme politiko-ekonomike, shkruan Zhurnal.mk.

Related posts

Analizë / Partitë Shqiptare të distancohen idesë për amnisti të “27 prillit”

Admin

Eurodeputeti austriak: Rezultati i dialogut duhet të jetë njohja e dyanshme mes Kosovës dhe Serbisë

Admin

Analizë / Kontrolli i mediave nga shteti po bëhet gjithnjë e më prezent

N E

Rama: Kurrë s’e kam mbështetur ndryshimin e kufijve mes Kosovës dhe Serbisë

Admin

Mas: Maqedonia e Veriut moti i ka plotësuar kushtet për aderim në BE, në interes të BE-së është hapja sa më e shpejtë e negociatave

Admin

Gjermani është kategorikisht kundër çfarëdo zhvendosje të kufijve të Ballkanit

Admin

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More