19 C
Skopje, NM
12/04/2021
DailyNews.mk
Analiza Përzgjedhjе nga redaktori Politika

Analizë/ Shqiptarët përcaktojnë fituesin e zgjedhjeve lokale në Kumanovë

Kumanovë, 7 prill – Zhurnal.mk – Zgjedhjet paraqesin një element bazë për një demokraci, ato janë dhe sinonim i njëra tjetrës, pasi pa zgjedhje të lira dhe të ndershme nuk mund që të konsiderohesh një demokraci e mirëfillët.

Ekzistimi i sistemeve të ndryshme zgjedhore si dhe përbërja etnike e shteteve në shumë raste “detyrojnë” partitë politike që të bëjnë koalicione për ti fituar zgjedhjet ose për ta marrë pushtetin politik, siç është rasti me Maqedoninë e Veriut si një shtet multietnik ku koalicionet që bëhen në disa komuna, kryesisht në raundin e dytrë zgjedhor përcaktojnë fituesin.

Që nga fillimi i sistemit pluralist, në Maqedoninë e Veriut kanë egzistuar koalicionet mes partive maqedonase dhe atyre shqipëtare në ato komuna ku njëri grup etnik ka qenë përcaktuesi i fitores së një kandidati, që nuk përjashtohet të ndodhë edhe në zgjedhjet e ardhëshme që priten të mbahen në tetorin e këtij viti, ku koalicionet do të jenë pjesë përbërëse e këtyre votimeve, për të cilat matematikat tashmë kanë filluar.

Kumanova, Shkupi, Buteli, Tetova, Gostivari, Struga janë komunat ku koalicionet mes partive maqedone dhe atyre shqipëtare do ta përcaktojnë edhe fituesin, e cila në fakt ka ndodhur edhe më herët.

Shqipëtarët si përcaktues të fituesit në Kumanovë

Kumavova shtrihet në pjesën verilindore të Republikës së Maqedonis së Veriut, ka një pozitë të fuqishme strategjike pasi territori i saj kufizohet me tre shtete Serbinë, Kosovën dhe Bulgarinë. Kumanova është komuna më e madhe në Maqedonin e Veriut sa i përket numrit të banorëve ku sipas regjistrimit të vitit 2002 ka gjithsej 105.484 banorë ku nga ky total 42.840 apo rreth 60.47 % janë Maqedon, 18.277 apo rreth 25.80 % janë Shqipëtarë, 4.727 apo rreth 6.67 % janë Serb, 4042 ose rreth 5.71 % janë Rom.

Në zgjedhjet e fundit lokale që u mbajtën në tetor 2017 në qytetin e Kumanovës fituese ishte Lidhja Social Demokrate e Maqedonisë (LSDM) me kandidatin e saj Maksim Dimitrivski me gjithësej 26.289 vota ose rreth 52.53 % , partia VMRO-DMPMNE me kandidatin e saj Zoran Georgievski kishte marrë 14.838 vota ose rreth 29.65 %, kurse partitë Partitë Shqipëtare si Aleanca për Shqipëtarët (ASH), Besa dhe Partia Demokratike Shqipëtare (PDSH) në këtë komunë kishin marrë gjithësej 6399 vota apo rreth 13.23 %. Këtu vlenë të ceket që Bashkimi Demkoratik për Integrim (BDI) nuk kishte kandidat të vetin pasi kishte mbështetur atë të LSDM-së.

Rezultatet e zgjedhjeve të parakohëshme parlamentare shërbejnë si një indikatorë se si mund të jetë rezultati i zgjedhjeve të ardhëshme lokale, si dhe mund të jetë fator përcaktues për ndërtmin e koaliconeve për zgjedhjet lokale që priten të mbahen. Të dhënat e nga zgjedhjet e fundit parlamentare në komunën e Kumanovës, kanë nxjerrë LSDM partinë e parë me 17.254 votaa apo rreth 38.37 %, VMRO ka marrë 13.627 të vota apo rreth 30.3 %, Koaliconi Aleanca për Shqipëtarët dhe Alternativa ASH/AAA ka marrë 5470 vota apo rreth 12.16 %, BDI ka marrë 4399 apo rreth 9.78 %.

Në qoftë se ju hedhim një vështrim rezultateve të fundit, dallimi mes LSDM-së dhe VMRO-së është ngushtuar shumë, kurse te partitë shqipëtare ka ndodhur një rotacion ku BDI-ja nuk është më partia udhëheqëse, por është koalicioni ASH/AAA.

Struktura etnike në qytetin e Kumanovës bën që partitë maqedonase të drejtojnë këtë komunë, por janë shqipëtaret ata të cilët zakonisht vendosin se cila parti do të jetë fituese.

Rezultatet determinojnë se në Kumanov koalicioni ASH/AAA do të jetë përcaktuesi se cili do të qeverisë me Kumanovën në katër vitet eardhëshme, prandaj një koalicion i mundshëm mes ASH/AAA dhe LSDM-së do ti mundësonte vazhdimin e qeverisjen se kësaj komune e cila tradicionalishtë është mbështetëse e Social-Demokratëve, kurse në anënë tjetër një koalicion i mundshëm mes ASH/AAA dhe VMRO-DMPMe-në do ti mundësonte kësaj të fundit që për herë të parë ta fitojë këtë komunë, e cila ka qenë bastion i padiskutueshëm i LSDM-së.

Këto zgjedhje pritet që të na rezervojnë shumë surpriza sa i përket rezultateve si dhe koalicioneve të mundëshme, si dhe do të shohim shumë ndryshime edhe te kandidatët si një përpjekje e partive për ti freskuar rradhët e veta apo që do të vinë edhe si rezultat i përçarjeve të brendshme partiake.
Kujtojmë se zgjedhjet lokale pritet të mbahen në pjesën e dytë të tetorit.

Related posts

Analizë/ Edhe vota e fundit do të jetë përcaktuese për kryetarin e ri të Strugës

Nefail Emini

Editorial: Me ndihmën e ndërkombëtarëve të zbulohen përgjegjësit e pasaportave false!

Nefail Emini

Shkon në 25 mijë numri i të vaksinuarve në QS “Boris Trajkovski”

Nefail Emini

Zaev dhe opozita shqiptare arrijnë marrëveshje për “Shtetësinë”

Nefail Emini

Sela për Ademin: Të mos qëndrojnë prapa dyerve kur ne bëjmë takime

Nefail Emini

Kalendari i rregullativës tatimore – vegël e re e MF-së për rritjen e transparencës

Nefail Emini

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More