19 C
Skopje, NM
12/04/2021
DailyNews.mk
Analiza Përzgjedhjе nga redaktori Politika

Analizë / Mini-shengeni sabtitut i integrimit të Ballkanit në BE

Shkup, 2 prill – Gadishulli Balkanik shtrihet në pjesën Juglindore të kontinentit Europian e cila gjatë gjithë shekujve ka qenë tërësi e jo vetëm gjeografike por edhe kulturore e kesaj pjese të botës e cila historikisht ka shërbyer si vend transit mes lindjes dhe perëndimit apo vendi ku lindja dhe perëndimi janë takuar. Periudha pas Luftës së Dytë Botërore dhe me ndarjen e botës në dy sfera të influencës, të gjithë vendet e Ballkanit Perëndimor u rreshtuan në anën socialiste e nën thirrjen e “Vëllazërim-Bashkimit” u shpresua që më në fund ishte rikthyer paqa dhe stabilitetin në një rajon i cili karakterizohej nga luftra të vazhdueshme e që ishte edhe shkaktari i Luftës së Parë Botërore.

Rënia e Murit të Berlinit pësoi edhe me rënien e vellos e cila e kishte paraqitur Ballkanin si të bashkuar dhe të integruar ku popujt jetonin në harmoni me njëri-tjetrin, e cila nuk ishte asgjë tjetër pos një mit shumë i bukur, por realiteti i këtij rajoni kishte mbetur ai që kishte qenë gjatë gjithë historisë zonë e përhershme konfliktit. Fillimi i shkatërrimit të Jugosllavisë në vitet 90 të shekullit XX do të shkaktonte shumë luftra duke thelluar ndasitë etniko-fetare të në rajoni i cili kishte qenë gjithmonë i ndarë, por pas luftrave të fundit ndarja ishte bërë aq e madhe saqë vetëm një person shumë optimist do të besonte në një integrim të afërt të kësaj pjesë të Europës.

Në këtë proces u involvua Bashkimi Eurpian (BE) i cili si mision të saj kishte promovimin e paqes, stabilitetit dhe bashkëpunimit ekonomik i cili do të hapte perspektivën për anëtarësim në këtë organizatë. BE-ja përmes instrumenteve të saj si ajo e Procesin e Stabilizim-Asociimit (PSA) i cili filloi në vitin 1999 si dhe një sërë proceseve tjera synonte afrimin gradual të vendeve të rajonit drejt saj. Mungesa e plotësimit të kritereve që parasheh anëtarësimi si dhe bllokimi nga vetot e disa vendeve anëtare si dhe zhvillimet brenda organizatës rezultuan me mos anëtarësim të asnjërit nga vendet e rajonit në BE.

Mini-Shengeni si alternativë

Si një alternativë apo edhe si një reagim ndaj Bashkimit Europian tre vendet e Ballkanit Perëndimor Maqedonia e Veriut, Serbia dhe Shqipëria në vitin 2019 paralajmëruan krijimin e një Mini-Shengeni Ballkanik i cili fillonte me këto vende, por që si synim kishte përfshirjen e të gjithë rajonit në këtë iniciativë. Kjo marrëveshje parashihte krijimin e një tregu të përbashkët i cili arrinte deri në 14 milion banorë, heqjen e barrierave tregtare jo-tarifore, lëvizjen e lirë e qytetarëve vetëm me kartë identiteti, lëvizjen e lirë të turistëve të huaj pa viza në këto tre shtete, njohja e kualifikimeve.

Nga të dhënat e Bankës Botërore nga një ndërmarrje e tillë do të shpëtoheshin rreth 3.2 miliard dollar, në të cilën besohet se Serbia do të kursente rreth 1.5 miliard dollarë. Në perspektivën ekonomike ishte projekt ambicioz, por ekziston shqetësimi se mos një projekt i tillë ekonomik do të pranohej si e duhura për rajonin duke na lënë jashtë perspektivës dhe integrimit Europian. Një diskutim tjetër cili shtrohet është se kjo iniciativë do të sjellë përfitime për të gjithë vendet, por me theks të veçantë për Serbinë e cila duk qenë edhe ekonomia më e fuqishme dhe konkurruese (Indeksin e Konkurrueshmërisë Globale) e rajonit do ta shndërronte atë në fuqinë dominuese ekonomike të rajonit. Defiçiti tregtar mes Serbisë dhe Shqipërisë në vitin 2019 ishte rreth 120 milion euro, ku kjo e fundit në vitin 2019 kishte importuar rreth 49% të të gjithë importeve nga vendet e Ballkanit Perëndimor.

Kjo shifër tregon se në aspektin ekonomik kush do të jetë përfituesja më e madhe, duke marrë edhe parasysh qasjen në portet shqiptare që do të kishte një impakt të fuqishëm për ekonominë Serbe. Përfitimet ekonomike që mundet të përfitoj Serbia si ekonomia më e fuqishme në rajon, do ti jepte asja edhe fuqi politike e cila mund ta shndërrojë në aktorin kryesor politik për Ballkanin Perëndimor.

Friga që ngjalli Mini-Shengeni

Reagimet nga vendet e tjera të rajonit ishte shumë i ashpër dhe shumë i arsyeshëm pasi një iniciativë e tillë do të mundësonte kthimin e Serbisë si faktorin kryesor në vendet e rajonit, e që një rikthim i tillë mund ta cojë Ballkanin përsëri në të kaluarën e saj konfliktuoze. Kjo iniciativë përbënte një problem të madh për Bosnje-Hervegovinën duke vlerësuar të kaluarën e saj konfliktuoze që kishte pasur me Serbin që kishte lënë shumë pasoja. Një element tjetër shqetësues është edhe ekzistimi i një pakice të konsiderueshme etnike serbe që gjenden në këtë vend, e që nga një rolë më i madh i Serbisë në rajon mund të kishte pasoja destabilizuese në këtë duke pasur parasysh edhe karakterin federalist qe ka Bosnja ku nuk kanë munguar aspiratat separatiste.

Mali i Zi është një vend tjetër cili shprehu kundërshtim dhe shqetësimin ndaj një iniciative të tillë,duke pasur parasysh të kaluarën e saj federalist që kishe pasur me Serbinë. Ekzistimi i një pakice serbe brenda territorit të vet mund të sillte deri te tensionimi i situatës e që për pasojë mund të paraqiste probleme për stabilitet e saj në raste se Serbia do të bëhej qendra kryesore ndikuese politiko-ekonomike në rajonin e Ballkanin Perëndimor, Reagimi i Kosovës ishte i fuqishëm duke kontestuar këtë iniciativë e cila si mision të saj kishte deklaruar bashkimin e të gjithë vendeve të Ballkanit Perëndimor, por në realitet e kishte përjashtuar atë. Serbia me anë të kësaj inciative synonte izimin diplomatik të Kosovës duke përjashtuar pjesëmarrjen e saj si subjekt I pavarur I së drejtës ndërkombëtare e që nënkuptonte zhvleftësimin e pavarësisë së saj si faktro politik në Ballkanin Perëndimor. Duke u përballur me situatën e Pandemisë Covid-19 kjo iniciativë është lënë në harresë, e cila do të ketë shumë pak mundësi të një suksesi real në këtë rajon, duke pasur parasysh komplikimet që mund të sjellë për të gjithë vendet e rajonit një ndërmarrje e tillë.

Related posts

Analizë/ Edhe vota e fundit do të jetë përcaktuese për kryetarin e ri të Strugës

Nefail Emini

Editorial: Me ndihmën e ndërkombëtarëve të zbulohen përgjegjësit e pasaportave false!

Nefail Emini

Shkon në 25 mijë numri i të vaksinuarve në QS “Boris Trajkovski”

Nefail Emini

Zaev dhe opozita shqiptare arrijnë marrëveshje për “Shtetësinë”

Nefail Emini

Sela për Ademin: Të mos qëndrojnë prapa dyerve kur ne bëjmë takime

Nefail Emini

Kalendari i rregullativës tatimore – vegël e re e MF-së për rritjen e transparencës

Nefail Emini

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More