19 C
Skopje, NM
12/04/2021
DailyNews.mk
Analiza Përzgjedhjе nga redaktori Politika

Analizë / Maqedonasit dhe turqit përcaktojnë fituesin në garën komunale në Gostivar

Shkup, 8 prill – Zhurnal – Në vazhdën e përllogaritjeve për zgjedhjet Lokale në Maqedoninë e Veriut që do të mbahen në vjeshtën e këtij viti, sjellim komunën e Gostivarit, e cila për nga struktura e saj demografike por edhe për nga rreshtimet politike të votuesit, e bën këtë komune interesante për tu ndjekur, shkruan Zhurnal.

Edhe në zgjedhjet e ardhshme që priten të mbahen në tetorin e këtij viti, koalicionet do të jenë pjesë përbërëse e këtyre votimeve, ku vetëm se kanë filluar kalkulimet politike se si do të ndërtohen ato.

Maqedonasit dhe turqit përcaktojnë fituesin e Gostivarit

Gostivari shtrihet në pjesën perëndimore të Republikës së Maqedonisë së Veriut me një sipërfaqe rreth 650 kilometra katrorë, e cila llogaritet si një nga komunat më të mëdha të vendit sa i përket numrit të banorëve.

Sipas regjistrimit të vitit 2002 kjo komunë ka gjithsej 81.042 banorë ku 54.038 banorë janë të përkatësisë etnike shqiptare ose 66.6 %, grupi i dytë etnik në komunë janë
maqedonasit me 15.877 banorë ose 19.5 %, turqit 7991 banorë ose 9.8 % të popullsisë, gjithashtu ekzistojnë edhe pakica të tjera etnike si romët, serbët por me përqindje shumë të ulët.

Në zgjedhjet e fundit lokale që u mbajtën në vitin 2017 në komunën e Gostivarit ftues i tyre ishte Arben Taravari i partisë Aleanca për Shqiptarët (ASH) me 16.920 vota apo 50.12 %, dyti u rendit Nevzad Bejtës që ishte kandidati dhe pretendenti për një mandate të dytë nën siglën e Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) i cili kishte marrë 5.099 të votave apo 48.03 %. VMRO-DPMNE me kandidaten e saj Dafina Stojanoska kishte marrë 3543 vota apo 10.41 %, kurse partia maqedonase LSDM nuk kishte pasur kandidat të vetin dhe kishte mbështetur atë të BDI-së.

Rezultatet që prodhuan zgjedhje e parakohshme të vitit 2020 janë një faktor shumë i rëndësishëm të cilët na japin një pasqyrë të rëndësishme se si do të mund të jenë zgjedhjet e ardhshme lokale, të cilët në një masë të madhe përcaktojnë edhe koalicionet e mundshme që partit politike mund të krijojnë.

Në zgjedhjet e fundit të mbajtura në korrit të vitit 2020 në komunën e Gostivarit e cila është pjesë e njësisë së 6 zgjedhore me 79.944 votues dalja e përgjithshme në votime ishte rreth 39.05 %. Në këto zgjedhje në komunën e Gostivarit fitues doli koalicioni Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa (ASH/AAA) me 10.548 të vota apo 34.63 %, e ndjekur nga BDI me 6.917 të votave apo 22.71 %, LSDM kishte marrë 6.566 të votave apo 21.56 %, VMRO-DPMNE kishte marrë 5.177 apo 17 %.

Në bazë të rezultateve të zgjedhjeve të fundit, si dhe nga përqindja etnike, shqiptarët do të udhëheqin me komunën, por pala maqedonase do të jetë ajo e cila do ta përcaktojë se cila parti apo kandidat do të jetë fituesi.

Një koalicioni i mundshëm ASH/AAA me ndonjë nga partitë maqedonase LSDM-në ose me VMRO-DPMNE do ti mundësonte asaj që të vazhdojë drejtimin e komunës edhe për katër vite të tjera, si dhe në rast se nuk kemi asnjë koalicion mes dy partive kryesore shqiptare me partitë kryesore maqedonase me këto rezultate ASH-AAA do të vazhdonte edhe më tutje drejtimin e saj.
Rezultatet flasin që vetëm një koalicion i BDI-së me dy partitë maqedonase do ti mundësonte rikthimin e Gostivarit nën qeverisjen e saj, por që mundësia për arritjen e një bashkëpunimi të tillë është shumë e vështirë për të mos thënë e pamundur.

Komuna e Gostivarit nuk premton të na bëjë ndonjë surprizë duke i parë rezultatet e zgjedhjeve të vitit 2020, por politika është e atillë e cila nuk ngurron asnjëherë që të na surprizojë.

Related posts

Analizë/ Edhe vota e fundit do të jetë përcaktuese për kryetarin e ri të Strugës

Nefail Emini

Editorial: Me ndihmën e ndërkombëtarëve të zbulohen përgjegjësit e pasaportave false!

Nefail Emini

Shkon në 25 mijë numri i të vaksinuarve në QS “Boris Trajkovski”

Nefail Emini

Zaev dhe opozita shqiptare arrijnë marrëveshje për “Shtetësinë”

Nefail Emini

Sela për Ademin: Të mos qëndrojnë prapa dyerve kur ne bëjmë takime

Nefail Emini

Kalendari i rregullativës tatimore – vegël e re e MF-së për rritjen e transparencës

Nefail Emini

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More