21 C
Skopje, NM
12/05/2021
DailyNews.mk
Analiza Përzgjedhjе nga redaktori Politika

Analizë / A kanë rrugëdalje tensionet në Detin e Zi!

Shkruan, Agjencia e Lajmeve Zhurnal.mk

Shkup, 26 prill, Zhurnal.mk – Fundi i luftës në Ftohtë solli shpresat se më në fund bota do të gjente paqen pas një periudhe të gjatë përplasjesh mes dy poleve SHBA-së dhe Bashkimit Sovjetik të cilat disa herë nën kërcënimin e luftës bërthamore e kishin çuar shoqërinë tonë në prag shkatërrimi. Tani që ky kërcënim ishte zhdukur, bota kishte ardhur në “Fundin e Historisë” ku paqja dhe bashkëpunimi ndërkombëtar do të mbizotëronte dhe periudha e luftërave dhe konflikteve kishte mbaruar.

Kjo “Paqe” së shpejti do të mbaronte, pasi në skenën politike ndërkombëtare do të shfaqeshin apo edhe do të rishfaqeshin aktorë që do të shkaktonin një ringjallje të tensioneve në arenën ndërkombëtare. Rënia e Bashkimit Sovjetik në vitet 1990 solli një Rusi shumë të dobët dhe të shkatërruar e cila ndikoi që ajo të humbte ndikimin e saj në politikën ndërkombëtare, por ky dobësim i Rusisë nuk do të zgjaste dhe ai do të kthehej si një fuqi e madhe.

Edhe pse ish republikave Sovjetike ishin pavarsuar, Rusia ende i konsideronte ato si pjesë të sferës së saj të ndikimit, dhe ajo nuk do ta toleronte asnjë nga këto shtete të kishin një orientim të pavarur strategjik e cila do të mund të rrezikonte interesat e saj strategjike. Këtë Rusia e dëshmoi me intervenimin e saj ushtarak në Gjeorgji në vitin 2008 e cila rezultoi me krijimin dy republikave Osetin dhe Abkazinë të cilat janë të njohura vetëm nga Rusia, dhe aneksimin e Krimes në vitin 2014 që ishte pjesë e Ukraninës.

E kufizuar me Rusinë, Europën Jugore, Lindjen e Mesme, Azinë Qëndrore dhe qasje në Detin Mesdhe po e shndërron Detin e Zi në arenën më të rëndësishëm të përplasjeve gjeopolitike të Euro-Azisë e cila po i zhvendos ekuilibrat gjeopolitik të një rajoni të trazuar.

Rikthimi i tensioneve në Detin e Zi tregon se ky rajonë vazhdon të jetë një zonë e rëndësishme strategjike vlera e së cilës po rritet vazhdimisht, pasi kjo hapësirë është jetike për shumë shtete që ka bërë që gara për ndikim dhe dominim në këtë rajon të jetë shumë e madhe.

Ajo që e bën më të rrezikshme këtë përplasje është se disa shtete të këtij rajoni si Turqia, Rumania dhe Bullgaria janë pjesë e Aleancës së Atlantikut të Veriut (NATO) dhe gjenden në një konkurrencë të fuqishme gjeopolitike me Rusinë e cila këtë pjesë e sheh si pjesë jetike të fuqisë së saj rajonale dhe globale.

Rëndësia e Detit të Zi për Rusinë

Me rritjen e fuqisë së Perandorisë Ruse rajoni i detit të Zi po merre gjithnjë e me shumë rëndësi në strategjinë politike të saj, pasi rajoni si një urë-lidhëse mes lindjes dhe perëndimit do ti jepte asaj avantazhe të mëdha politiko-ekonomike. Duke parë rëndësinë e saj Rusia dhe Perandoria Osmane në shekullinXIX kanë zhvilluar një seri luftërash se cila do të ishte fuqia dominuese e një rajon me kaq rëndësi gjeopolitike. Për të realizuar këtë synim ajo ka zhvilluar disa luftëra me Perandorinë Osmane , e që në shumë raste ajo kishte imponuar hegjemoninë e saj në këtë pjesë të botës.

Për Rusinë si një shtet i cili dëshironte të ishte një nga aktorët më të rëndësishëm në politikën ndërkombëtare ky rajon ishte çelësi drejt ati qëllimi, ku kjo strategji për ta dominuar rajonin ka mbetur e pa ndryshuar edhe në shekullin XXI, kjo edhe sqaron lëvizjet e fundit të saj në Detin e Zi.

Përmes tensioneve në Detin e Zi, Rusia synon që ti bëj ballë presioneve ndërkombëtare për tërheqjen nga territori i pushtuar i Krimesë, e cila për Kremlinin ka një rëndësi shumë të madhe strategjike e cila do ti mundësonte qasje më të lehtë në bazën ushtarake të Sevastopol-it cila është është simbol i fuqisë ushtarake të saj në Detin e Zi. Rusia ka një kontrata për përdorimin e kësaj baze e cila skadonte në vitin 2042 dhe ajo frikësohej se do ta humbiste qasjen në këtë pikë strategjike pas skadimit të saj e që do të ishte një humbje e pa llogaritshme strategjike e që do të shkaktonte dobësimin e fuqisë ndikuese të saj në këtë rajon.

Arsye tjetër pse Rusia kërkon me çdo çmim ta mbajë Krimenë është kontrolli i Ngushticës së Kerçit (Kerch Strait) e cila mundëson lidhjen e Detit të Zi me Detin Azov, dhe në rast se ajo do ta humbiste Krimenë rrezikohej që ti pamundësohej kalimi nga Azovi në Detin e Zi, që do ta bllokonte lundrimin e flotës së saj në këto dy dete.

Deti i Zi përmes ngushtivave të Bosforit dhe Dardaneleve i mundëson Rusisë që të dalë në ujrat e ngrohta të Detit Mesdhe e cila pastaj do ti mundësonte asaj lidhjen me detin Mesdhe dhe Oqeanin Atlantik dhe atë Indian, që do ti jepte një avantazh të rëndësishëm gjeopolitik asaj pra ky rajon është porta e vetme përmes së cilës ajo mund të dal në ujërat ndërkombëtarë. Kjo portë i jep mundësi Rusisë që përmes bazës së saj të vetëm ushtarake që gjendet në Tartus të Sirisë do paraqitet si një aktorë me ndikim në zhvillimet e rajonit të Detit Mesdhe dhe si balancues i NATO-s në këtë hapësirë. Pos aspektit ushtarak dhe politik ky rajon ka një rëndësi jetike për ekonominë ruse pasi, rreth 3 % e naftës Ruse apo 3 milion fuqi në ditë kalojnë përmes këtyre ngushticave në drejtim të tregjeve ndërkombëtare.

Ky tensionim i situatë në mënyrë indirekte lidhet edhe me planet e Turqisë e cila synon ndërtimin e Kanalit të Stambollit, e që do të rezultonte me mbylljen e ngushticave dhe ndryshimin e traktatit të Metrosë e cila ka vendosur disa kufizime për kalimin e anijeve ushtarake në kohë lufte e që për Rusinë ka interes jetik. Ky projekt do ti jepte Turqisë avantazhin e rregullimit të trafikut detarë në të gjithë Detin e Zi, pra edhe rregullim e kalimi të anijeve ushtarake në rajon, e cila do ta kufizojë aftësinë manovruese të flotës Ruse në Mesdhe dhe Detin e Zi e që është një goditje e madhe për fuqinë ndikuese të saj.

Zbulimi i sasive të mëdha të gazit natyror nga Turqia vitin e kaluar e cila llogaritet deri në 405 miliard metër kub është një element tjetër i cili ka ndikuar në rritjen e tensioneve në Detin e Zi, pasi mendohet se ekzistojnë edhe fusha të tjera gazmbajtëse.

Rusia përmes tensionimeve dhe rritjes së pranisë ushtarake synon të ushtrojë presion ndaj Gjeorgjisë dhe Ukranisë, pasi ajo synon të legjitimojë kërkimin për gazë në territoret e pushtuara të Abkazisë dhe Krimesë të cilat kanë dalje në det e cila do të rezultonte me rritjen e hapësirës së saj kërkuese, dhe në këtë mënyrë ajo të përfitojë nga gazi natyrorë që mban nëntoka e Detit të Zi

Rusia si një fuqi energjetike botërore i ka mundësuar asaj përfitime të mëdha ekonomike duke marrë parasysh se pjesa më e madhe e buxhetit të saj varet nga eksporti i gazit, dhe me zbulimin e fushave të gazit nga vendet e rajonit, asaj do ti zvogëlohen tregjet e mundshme për eksportin e saj e që do të shkaktonte uljen e të ardhurave financiare.

Rusia në mënyrë perfekte ka përdorur Diplomacinë Energjetike si mjet të fuqishëm presioni dhe ndikimi në vendet e rajonit, por me pavarësimin energjetik të këtyre vendeve kjo levë e politikës së saj do të jetë e pa dobishme, që nënkupton se fuqia ndikuese e saj në rajon do të dobësohet e që është e pa pranueshme për të.

Në rajonine Detit të Zi kalojnë shumë tubacione të gazsjellësve të cilat sjellin gazin rus drejt tregjeve Europiane, duke u shndërruar në rajonin kryesor për distribuimin e burimeve energjetike të saj. Zbulimi i gazit në Detin e Zi dhe vendet e Azisë Qendrore ka ngjallur frikën Ruse se këto vende mund të ndërtojnë tubacione të cilat do ta rrezikojnë hegjemoninë e saj energjetike, e cila do të ishte një katastrofë e vërtet për të. Për të penguar projekte të tilla ajo nxit tensione në rajon për të krijuar destabilitet dhe për të çuar mesazh tek kundërshtarët e saj.

Duke para rrëndësin që ka Deti i Zi për Rusinë, tensionet dhe përplasjet gjeopolitike në këtë rajon do të vazhdojnë të jenë prezente edhe për një kohë të gjatë, ku mundësia e një konflikti ushtarak është më se i mundur.

Related posts

Analizë / Partitë Shqiptare të distancohen idesë për amnisti të “27 prillit”

Admin

Eurodeputeti austriak: Rezultati i dialogut duhet të jetë njohja e dyanshme mes Kosovës dhe Serbisë

Admin

Analizë / Vaksinimi përcakton hyrjen në territorin e Bashkimit Europian

N E

Analizë / Kontrolli i mediave nga shteti po bëhet gjithnjë e më prezent

N E

Rama: Kurrë s’e kam mbështetur ndryshimin e kufijve mes Kosovës dhe Serbisë

Admin

Mas: Maqedonia e Veriut moti i ka plotësuar kushtet për aderim në BE, në interes të BE-së është hapja sa më e shpejtë e negociatave

Admin

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More