19 C
Skopje, NM
12/04/2021
DailyNews.mk
Analiza Bota Përzgjedhjе nga redaktori

ANALIZA / A është Rusia gati të pushtojë Ukrainën?

Nga Cyril Widdershoven, Oil Price

Ndërsa bota është përqendruar tek lajmet mbi OPEC dhe përgatitjet për festën e Pashkëve, kriza ukrainase po nxehet, dhe ekziston një kërcënim real i një konfrontimi ushtarak që përfshin Ukrainën, Rusinë dhe Bjellorusinë. Aktualisht, ushtria ukrainase po lufton me separatistët e mbështetur nga Moska në rajonin e Donbasit.

Njëkohësisht, janë raportuar përleshje të ashpra me forcat e mbështetura nga Rusia në Shymy dhe zonat përreth. Ndaj Rusisë është shtuar presioni ndërkombëtar për të imponuar arritjen e një armëpushimi të drejtpërdrejtë, por deri tani nuk është bërë asnjë lëvizje.

Javët e fundit, analistët paralajmëruan një konfrontim të mundshëm ushtarak në shkallë të plotë, teksa i konsideruan lëvizjet ushtarake në rajon si provokime nga Moska. Ndërkaq, shumica e konfrontimeve ishin të lokalizuara, pa ndonjë ndikim në rajon.

Por ngërçi ushtarak mund të jetë në përfundim e sipër. Një numër raportesh në rritje, tregojnë jo vetëm lëvizjet të mëdha ushtarake të trupave ruse drejt kufirit ukrainas, por edhe mbështetësi i vetëm rajonal i Moskës Bjellorusia, ka vendosur trupa shtesë në kufirin më Ukrainën.

Siç raportoi të mërkurën Julian Ropcke, gazetar gjerman i “Bild”,sasi të mëdha të pajisjesh ushtarake bjelloruse, përfshirë automjete të blinduara BTR-80 dhe kamionë ushtarakë janë zhvendosur në rajonin kufitar. Kievi ka reaguar ndaj perceptimit në rritje të kërcënimit, duke bërë thirrje për përforcime në atë zonë të kufirit.

Ruslan Khomchak, komandanti i përgjithshëm i ushtrisë ukrainase, deklaroi për mediat se vendosja nga Rusia e forcave të shumta të armatosura pranë kufijve të Ukrainës, përbën një kërcënim për sigurinë e vendit. Kanali televiziv rus “Russia Today”, raporton se Moska do t’i mbështesë “të rikthehen në shtëpi” trupat e Republikës Popullore të vetëshpallur të Donjeckut (DPR).

Ditët në vijim mund të jenë shumë përcaktuese për situatën ushtarako-gjeopolitike të rajonit. Perëndimi ka supozuar gjithnjë se Moska ishte më se e lumtur me situatën aktuale, duke kontrolluar jo vetëm zonën e Donbasit, por gjithashtu duke e penguar Ukrainën që t’i bashkohet NATO-s.

Megjithatë, të presësh që Putini të jetë i kënaqur me këtë ngërç, pa pasur asnjë mundësi për një zgjidhje diplomatike, duket të jetë më shumë optimiste sesa duhet. Ëndrra përfundimtare e Rusisë, është të bashkojë Rusinë dhe Ukrainën.

Është një ëndërr, të cilën ajo është e gatshme ta arrijë ose me diplomaci të fortë apo me mjete ushtarake. Moska duket se është gjithnjë e më e pakënaqur me mungesën e progresit në arritjen e kësaj ëndrre, pjesërisht për shkak të aftësisë së kufizuar nga Marrëveshjet e Minskut.

Administrata e Joe Biden, që është më pak tolerante ndaj strategjive të Moskës sesa administrata e mëparshme, është gjithashtu një arsye e mundshme e aventurave të reja ushtarake të Rusisë. Fjalimi në Departamentin e Shtetit i presidenti amerikan më 4 shkurt, përfshinte një mesazh të qartë për Rusinë se “ditët e veprimeve arbitrare të saj kanë mbaruar”.

Ka mundësi që ky fjalim ta ketë nxitur Rusinë të shtojë veprimet e saj ushtarake. Ndërkohë, në Bjellorusi dhe Ukrainë, Perëndimi perceptohet se po bën një luftë hibride kundër Moskës.

Nga këndvështrimi i Putinit, e vetmja mundësi tani është të kundërsulmosh në mënyrë aktive.

Analistët ushtarakë po diskutojnë ende se cilat do të jenë lëvizjet e Moskës në ditët në vijim. Shumica pret një të ashtuquajtur “përshkallëzim të lokalizuar” por dramatik dhe me pasoja shkatërrimtare, që do të çojë në vendosjen e “paqeruajtësve” rusë.

Një veprim i tillë, mund të përdoret nga Rusia për të justifikuar lëvizjet e ardhshme ushtarake. Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, deklaroi të mërkurën mbështetjen e Uashingtonit ndaj integritetit territorial të Ukrainës “përballë agresionit të vazhdueshëm të Rusisë”.

Putini beson se Perëndimi është i dobët, megjithatë, një lëvizje ushtarake, e cila do t’i jepte Rusisë qasje në burimet e furnizimit me ujë të Krimesë, do të ishte një veprim shumë joshës. Vëzhguesit ukrainas besojnë se Kremlini mund të konsiderojë edhe një shtytje ushtarake vendimtare në Ukrainën Juglindore për të krijuar një korridor tokësor që e lidh Krimenë me Donbasin,duke i dhënë fund mungesës kronike të ujit në gadishull.

Ukraina ka bllokuar 85 për qind të furnizimeve me ujë në Krime që nga viti 2014.

Një operacion i mundshëm ushtarak në shkallë të plotë, do të ndikojë jo vetëm në sigurinë rajonale, por do të vërë nën presion edhe sektorin evropian të naftës dhe gazit, teksa mund të ketë probleme edhe me transportin detar. Me depozitat e gazit ende të pakta në Evropë dhe me varësinë e madhe nga furnizimet ruse, një krizë mund të ketë një ndikim të madh. Nëse situata përshkallëzohet, çmimet e gazit do të jenë shumë shpejt nën presion.

Duket se strategët e Putinit ia kanë hedhur fuqive perëndimore. Përgjigja e dobët nga Brukseli dhe Uashingtoni ndaj lëvizjeve ruse të viteve të fundit, duket se e ka trimëruar Putinin. Sanksionet kanë qenë kryesisht joefektive, ndërsa opsionet ushtarake duket se nuk merren parasysh. Politika ruse e gazit, mund të jetë tani një faktor kryesor në ndalimin e çdo mbështetje nga BE-NATO në rast se do të shpërthente një konflikt i ri në Ukrainë. /Përktheu: Alket Goce-abc

Related posts

Analizë/ Edhe vota e fundit do të jetë përcaktuese për kryetarin e ri të Strugës

Nefail Emini

Editorial: Me ndihmën e ndërkombëtarëve të zbulohen përgjegjësit e pasaportave false!

Nefail Emini

Mianmar, shkon në 706 numri i viktimave në protestat kundër grushtshtetit

Nefail Emini

Përshkallëzohen tensionet në kufirin Rusi-Ukrainë, dy anije luftarake të SHBA pritet të mbërrijnë në Detin e Zi

Nefail Emini

Irani kërcënon Israelin

Nefail Emini

Shkaqet e shpërthimit të konfliktit të ri në Irlandën e Veriut

Nefail Emini

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More