5.8 C
Skopje, NM
22/10/2021
DailyNews.mk
Bota

Përshkallëzohen tensionet në kufirin Rusi-Ukrainë, dy anije luftarake të SHBA pritet të mbërrijnë në Detin e Zi

Dy anije luftarake amerikane pritet të mbërrijnë këtë javë në Detin e Zi si një demonstrim i mbështetjes së administratës Biden për Ukrainën, ndërkohë që shtohen shqetësimet se Presidenti rus Vladimir Putin po shikon mundësinë për një ofensivë kundër vendit fqinj.Kremlini ka ndërmarrë një lëvizje të madhe trupash, tankesh dhe raketash përgjatë kufirit me Ukrainën, më e madhja që nga aneksimi prej tij i gadishullit ukrainas të Krimesë në vitin 2014, sipas zyrtarëve ukrainas dhe amerikanë. Rusia ka kryer të paktën tre stërvitje ushtarake pranë kufirit me Ukrainën që nga mesi i marsit.

Javën e kaluar, Presidenti i SHBA Joe Biden pati telefonatën e tij të parë me Presidentin ukrainas Volodymyr Zelenskiy dhe, sipas një deklarate të Shtëpisë së Bardhë, “pohoi mbështetjen e palëkundur të Shteteve të Bashkuara për sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës përballë agresionit të Rusisë i cili vazhdon në Donbas dhe Krime,” siç u shprehën zyrtarët.

Dërgimi i anijeve luftarake në Detin e Zi ka për qëllim të ritheksojë deklaratën e Presidentit Biden.

Luftimet midis ukrainasve dhe rebelëve të mbështetur nga rusët në rajonin Donbas të Ukrainës janë intensifikuar që nga fundi i janarit dhe zyrtari i lartë i Kremlinit Dmitry Kozak, i cili ia hodhi fajin Ukrainës, bëri një paralajmërim ogurzi, duke thënë se një konflikt në shkallë të gjerë do të ishte “fillimi i fundit” për Ukrainën, një deklaratë e cila është parë në Kiev dhe në kryeqytetet perëndimore si një kërcënim.

Dmitry Peskov, zëdhënësi kryesor i Kremlinit, nuk ka mohuar grumbullimin e forcave në kufi, por u tha gazetarëve në Moskë se Rusia “i lëviz forcat e armatosura brenda territorit të saj si ta shohë të arsyeshme”. Presidenti ukrainas Zelenskiy vizitoi vijat e frontit në Donbas javën e kaluar dhe shprehu keqardhje lidhur me “përshkallëzimin e madh” të gjendjes, siç e quajti ai.

Një ushtar ukrainas u vra dhe një tjetër u plagos në Donbas të shtunën, thanë zyrtarët ushtarakë të Ukrainës. Kjo është viktima e katërt për forcat e Ukrainës këtë muaj. Ukrainasit thonë se ushtari vdiq pasi forcat e ndihmuara nga Rusia hapën zjarr me granatahedhës automatikë dhe mortaja 82 milimetra, armë të ndaluara sipas marrëveshjes së Minskut, një protokoll armëpushimi i nënshkruar në vitin 2014 që shpesh nuk është përfillur./VOA

Related posts

Marrëdhëniet NATO-Rusi janë në pikën më të ulët që prej Luftës së Ftohtë, thotë Stoltenberg

Admin

Coronavirusi mund të ketë vrarë 80-180 mijë punonjës shëndetësorë, thotë OBSH

Admin

Lëshuan çantat, zhveshën uniformat, hoqën këpucët,…: Kjo ishte mënyra e protestës së stjuardesave të ish-Alitalia në rrugët e Romës

Admin

Fermeri belg bleu banane në treg, por në to gjeti kokainë

Admin

Rusia identifikon variant të ri të koronavirusit

Admin

Kremlini nuk e “respekton” çmimin për Navalnyn

Admin

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com