1.8 C
Skopje, NM
25/10/2021
DailyNews.mk
Përzgjedhjе nga redaktori Rajoni

Përplasja Presidencë-Qeveri/ Meta letër Denajt: Shkelët ligjin me Fondin Saudit

Vijon sërish përplasja në distancë përmes letrave zyrtare mes Presidentit dhe Ministrise së Financave lidhur me Fondin Saudit.

Me shkresën drejtuar këtë të premte, kreu i shtetit, edhe njëherë akuzon ministren Denaj se nuk janë respektuar procedurat kushtetuese për këtë marrëveshje.

Sipas tij, argumentet e paraqitura nga Ministria e Financave nuk qëndron, madje ka të dhëna të gabuara dhe qëndrime në shkelje te ligjit.

Në letrën e fundit, Meta ka evidentuar se negociatat i ka kryer Fondi Shqiptar i Zhvillimit dhe kjo është në shkelje të ligjit. Gjithashtu, edhe pse pretendohet nga qeveria se kemi të bëjmë me të njëjtën shumë dhe vetëm destinacioni është ndryshuar, kreu i shtetit nënvizon se kjo praktikë nuk është e vlefshme për financimet e huaja.

Një tjetër argument i përdorur nga kreu i shtetit është se kjo marrëveshje, nuk mund të ketë të njëjtat kushtet me atë që është negociuar më herët për shkak dhe të zhvillimeve ekonomike, prandaj ajo cilësohet një marrëveshje e re dhe si e tille kërkohet përmbushje e detyrimeve kushtetuese dhe ligjore për lidhjen saj.

“Nëse bëhet fjalë për të njëjtin projekt dhe financimi i tij është siguruar pas ratifikimit të kontratës së huasë dhe grantit me ligjet nr. 63/2019 dhe 64/2019, ky është një rast flagrant kur, marrëveshje që duhet të ishin negociuar, nënshkruar dhe miratuar në emër të Republikës së Shqipërisë, për të shmangur kërkesën e llogaridhënies dhe transparencës, janë ndryshuar duke u negociuar dhe nënshkruar në emër të Këshillit të Ministrave. Është e qartë se, për të shmangur dhënien e shpjegimeve përpara Presidentit të Republikës, siç ishin kërkuar, dhe për të mbuluar çdo paligjshmëri që mund të jetë kryer në këtë proces për financimin e një projekti me shumë impakt publik, qeveria shqiptare, ka ndryshuar draftet e marrëveshjeve dhe ka keqorientuar edhe kredidhënësin, duke nënshkruar këto marrëveshje huaje në emër të Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë.”Vijon sërish përplasja në distancë përmes letrave zyrtare mes Presidentit dhe Ministrise së Financave lidhur me Fondin Saudit.

Me shkresën drejtuar këtë të premte, kreu i shtetit, edhe njëherë akuzon ministren Denaj se nuk janë respektuar procedurat kushtetuese për këtë marrëveshje.

Sipas tij, argumentet e paraqitura nga Ministria e Financave nuk qëndron, madje ka të dhëna të gabuara dhe qëndrime në shkelje te ligjit.

Në letrën e fundit, Meta ka evidentuar se negociatat i ka kryer Fondi Shqiptar i Zhvillimit dhe kjo është në shkelje të ligjit. Gjithashtu, edhe pse pretendohet nga qeveria se kemi të bëjmë me të njëjtën shumë dhe vetëm destinacioni është ndryshuar, kreu i shtetit nënvizon se kjo praktikë nuk është e vlefshme për financimet e huaja.

Një tjetër argument i përdorur nga kreu i shtetit është se kjo marrëveshje, nuk mund të ketë të njëjtat kushtet me atë që është negociuar më herët për shkak dhe të zhvillimeve ekonomike, prandaj ajo cilësohet një marrëveshje e re dhe si e tille kërkohet përmbushje e detyrimeve kushtetuese dhe ligjore për lidhjen saj.

“Nëse bëhet fjalë për të njëjtin projekt dhe financimi i tij është siguruar pas ratifikimit të kontratës së huasë dhe grantit me ligjet nr. 63/2019 dhe 64/2019, ky është një rast flagrant kur, marrëveshje që duhet të ishin negociuar, nënshkruar dhe miratuar në emër të Republikës së Shqipërisë, për të shmangur kërkesën e llogaridhënies dhe transparencës, janë ndryshuar duke u negociuar dhe nënshkruar në emër të Këshillit të Ministrave. Është e qartë se, për të shmangur dhënien e shpjegimeve përpara Presidentit të Republikës, siç ishin kërkuar, dhe për të mbuluar çdo paligjshmëri që mund të jetë kryer në këtë proces për financimin e një projekti me shumë impakt publik, qeveria shqiptare, ka ndryshuar draftet e marrëveshjeve dhe ka keqorientuar edhe kredidhënësin, duke nënshkruar këto marrëveshje huaje në emër të Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë.”

Related posts

Zjarret në Shqipëri, situata mbetet kritike në Dukat

Admin

Hotelet e Tiranës janë plot, turistë edhe nga Lindja e Mesme

Admin

Rritja e rasteve me coronavirus, 1,659 raste janë aktive

Admin

Vazhdojnë pritjet e gjata në pikat kufitare, tri orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova

Admin

Arsyet se përse po shtyhet regjistrimi i popullsisë

Admin

Humb jetën nga coronavirus një zyrtar policor

Admin

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com