21.7 C
Skopje, NM
24/06/2021
DailyNews.mk
Bota

Përplasja mes Azerbajxhanit dhe Armenisë/ NATO thirrje palëve të ndalojnë menjëherë konfliktin

Lidhur me konfliktitin e përgjakshëm në rajonin e Nago-Karabakut, zyrtari i lartë i NATO-s u ka bërë thirrje Azerbajxhanit dhe Armenisë që t’i japin fund konfliktit.

Të dy palët “duhet të ndalojnë menjëherë konfliktin” , tha James Appathurai, Përfaqësuesi Special i Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s për Kaukazin dhe Azinë Qendrore.

Ai gjithashtu bëri thirrje për rinisjen e negociatave për një zgjidhje paqësore të çështjes.

NATO mbështet përpjekjet e Grupit të Minskut të Organizatës për Sigurinë dhe Bashkëpunimin në Evropë, “ shtoi ai.

Grupi i Minskut, i bashkëkryesuar nga Franca, Rusia dhe Shtetet e Bashkuara, u krijua në 1992 për të gjetur një zgjidhje paqësore të konfliktit Nago-Karabak.

Ndërkaq, dy vendet janë përplasur ushtarakisht të dielën në rajonin e diskutueshëm të Nago-Karabakut dhe deri më tani flitet për 16 viktima dhe të paktën 100 të plagosur.

Related posts

Gjermania dhe Franca propozojnë samit me Putin

NEFAIL EMINI

Bashkimi Evropian i vendos sanksione ekonomike Bjellorusisë

NEFAIL EMINI

Një tjetër shtet e zhvendos ambasadën e saj nga Tel Avivi në Jerusalem

NEFAIL EMINI

Rikthehen tensionet ne Detin Mesdhe

NEFAIL EMINI

Angela Merkel: Gjermania dëshiron që populli i Libisë të përcaktojë të ardhmen e vet

NEFAIL EMINI

BE-ja vendos nëse do të takohet me Putinin

NEFAIL EMINI

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More