2.8 C
Skopje, NM
27/10/2021
DailyNews.mk
Përzgjedhjе nga redaktori Rajoni

Përgjohet Aleksandar Vuçiq, autoritete serbe nisin hetim të menjëhershëm: I di emrat

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç në një intervistë që ka dhënë së fundmi për mediat serbe ka treguar se se ai para një viti është përgjëgjuar.

Ai është shprehur se nuk i di me saktësi emrat sakaq shton se e di shumë mirë se kush mund të fshihet pas tyre. Vuçiç gjithashtu deklaroi se ka si prova për pretendimet e tij, bisedat e tij të regjistruara.

“Unë nuk i di direkt emrat e njerëzve që më përgjuan. Por, po, mendoj se e di kush qëndron pas saj. Unë nuk jam nga ata njerëz që do të jenë të apasionuar pas hakmarrjes, e kuptoj si duket dhe gjithçka është e qartë për mua.” ka thënë ai.

Ndërkohë menjëherë pas deklaratës kanë reaguar dhe ekspertët e sigurisë, të cilët kanë thënë se në lidhje me këtë ngjarje është i nevojshëm një hetim urgjent dhe i plotë, raporton gazeta serbe.

Sakaq, Ministri i Brendshëm serb, Aleksandar Vulin deklaroi sot se shërbimet janë duke punuar në hetimin e kësaj çështje.

“Vuçiç nuk e tha atë për hir të marketingut politik, por sepse është e vërtetë. Presidenti tha të vërtetën dhe na takon neve ta konfirmojmë atë të vërtetë”, tha Vulin për TV Prvas.

Related posts

Zjarret në Shqipëri, situata mbetet kritike në Dukat

Admin

Hotelet e Tiranës janë plot, turistë edhe nga Lindja e Mesme

Admin

Rritja e rasteve me coronavirus, 1,659 raste janë aktive

Admin

Vazhdojnë pritjet e gjata në pikat kufitare, tri orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova

Admin

Arsyet se përse po shtyhet regjistrimi i popullsisë

Admin

Humb jetën nga coronavirus një zyrtar policor

Admin

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com