24 C
Los Angeles
November 27, 2021
DailyNews – MK
Ekonomi Maqedoni TOP LAJM

Përfundoi dita e dytë e debatit për Propozim-buxhetin e vitit 2022 të Komisionit për Financim dhe Buxhet

Shkup, 16 nëntor – Përfundoi dita e dytë e debatit për Propozim-buxhetin e vitit 2022 të Komisionit për financim dhe buxhet. Sipas deputetëve të partive politike qeveritare, buxheti për vitin 2022 është zhvilluar dhe në tërësi i ndjek prioritetet e shtetit.

Ata konsiderojnë se ai do të sigurojë  pagesë të rregullt të pagave dhe pensioneve, ndërsa theks i veçantë është vendosur në rimëkëmbjen ekonomike, zhvillimin e përshpejtuar, për reformat në gjyqësi dhe integrimet euroatlantike, si dhe për investimet kapitale dhe qëndrueshmërinë fiskale. Për VMRO-DPMNE-në opozitare projeksioni qeveritar nuk është real sepse, me  200 amendamentet e dorëzuara, do të mundohen të intervenojnë në fushat për të cilat konsiderojnë se janë të ërndësishme për qytetarët.

Deputeti i shumicës qeveritare Panço Minov tha se në vend të krahasimeve të buxhetit me vitet paraprake, qëllimi i tij do të jetë  komentimi i disa veprimeve buxhetore nga aspekti, ajo që është  veprimtari bazë e deputetëve, miratimi i ligjeve, ndërsa edhe reflektimi i të drejtës, interesat për zgjidhje të problemeve të qytetarëve dhe subjektet ekonomike.

“Askush deri tani nuk komenton se dukshëm po rriten në pjesën e të ardhurave të ardhurat  kapitale, mes tjerash, edhe nga shitja e  tokës bujqësore shtetërore. Kjo është një risi, e cila është shumë e rëndësishme, pas pasojave të mundshme dhe realizimeve të pritura të të drejtave para se gjithash në subjektet ekonomike por edhe individuale. E theksuam në një rast se duhet të formohet një organ  i pavarur shtetëror i cili do të disponojë me toka shtetërore”, tha Minov, i cili theksoi se duhet të miratohet ligj i ri për marrje me qira dhe shitje të tokave bujqësore shtetërore.

Ai, mes tjerash, ka folur edhe për rritje të subvencioneve në bujqësi.

Deputeti i VMRO-DPMNE-së, Dajanço Efimov, duke e replikuar Minovin tha se  fjalimi i tij ka qenë  sikur i deputetit të  opozitës.

“Pesë vjet i kërkoni gjërat e njejta dhe nuk mund t’i realizoni. Duhet të kërkoni  nga disa artikuj për të zbritur dhe ndarë fonde për projektet që i kërkoni. Si për shembull, paratë e parashikuara për automjete luksoze mund të ridestinohen për atë që e kërkoni”, tha Eftimov, i cili potencon se një pjesë e asaj që e kërkon Minov edhe ata e mbështesin.

Eftimov tha se nuk pajtohet me konstatimin e Minovit se me këtë buxhet janë parashikuar më shumë të ardhura kapitale, nga shitja e tokës bujqësore, Rritja e vitit paraprak është e vogël, gjegjësisht prej 20 milion euro në 20,6 milion euro.

“Në pjesën e pagesës së shumave ndaj bujqve, pse nuk keni thënë se, kaluan shtatë muaj ndërsa mjetet për prodhuesit e duhanit, të parashikuara me pakon e pestë, nuk janë paguar”, shënoi Eftimov.

Ai mes tjerash tha se  është joreale që për investimet kapitale janë parashikuar 615 milion euro, dhe se vitin e kaluar as gjysma e mjeteve nuk janë shfrytëzuar për atë qëllm,, por janë rikahëzuar në fusha tjera.

Minov në kontra-replikë për Eftimovin i tha se nuk ka nevojë për kontra-replikë dhe se deputeti ka replikuar  për diçka që  ai nuk e ka thënë, por kishte një fjalim të parapërgatitur.

Vazhdimi i debatit për Propozim-buxhetin e vitit 2022 në Komisionin për financim dhe buxhet, plotësisht do të caktohet. 

Related posts

Mexhiti: Shpresojmë ngjarje të tilla të mos përsëriten kurrë

admin

Kosova ka më shumë se 10 miliardë tonelata thëngjill – zë vendin e pestë në botë për nga sasia e këtij resursi

admin

Të afërmit e viktimave në aksidentin në Bullgari tubohen para selisë së “Besa Transit” në Shkup

admin