30 C
Los Angeles
August 8, 2022
DailyNews – MK
Përzgjedhjе nga redaktori Politika

Përfaqësues nga Maqedonia e Veriut në sesionin e 32-të të Konferencës Rajonale të FAO për Evropë

Sesioni i 32-të i Konferencës rajonale të FAO për Evropë për vitin 2020, do të mbahet në mënyrë virtuele prej sot e deri më 4 nëntor, për shkak të pandemisë globale KOVID-19 dhe sfidat shoqëruese për shëndetësinë publike.

Debati plenar, tryeza e rrumbullakët e ministrave dhe mbledhjet e tjera do të emetohen në Internet. Folës kryesorë në forum do të jenë Çu Dongju – drejtor i përgjithshëm i FAO, Vladimir Rahmanin dhe zëvendësdrejtor i përgjithshëm i FAO dhe përfaqësues rajonal për Evropë dhe Azi Qendrore dhe Nabil Gangi – zëvendës përfaqësues rajonal i FAO dhe sekretar i Konferencës rajonale të FAO për Evropë.

Me konferencën do të kryesojë Jamshid Kodjaev, ministër i Bujqësisë së Uzbekistanit, ndërsa është paralajmëruar pjesëmarrje e ministrave të Bujqësisë dhe përfaqësues në nivel të lartë prej mbi 40 vendeve, përfshirë edhe nga Republika e Maqedonisë së Veriut.

Në vigjilje të Samitit të OKB për sisteme për ushqim për vitin 2021, Konferenca rajonale e FAO për Evropë, siç paralajmërojnë organizatorët, do të përqendrohet në temën sisteme të qëndrueshme për ushqim dhe të ushqyerit e shëndoshë në Evropë dhe Azi Qendrore. Debati në tryezën e rrumbullakët do ta shqyrtojë statusin e të ushqyerit dhe sistemet e qëndrueshme për ushqim, duke i identifikuar lidhjet e ndërsjella, sfidat dhe mundësitë në rajon.

Temë tjetër kyçe për diskutim në ditën e parë të Konferencës do të jenë të rinjtë, punësimi i të rinjve dhe zhvillimi i rajoneve rurale në kontekst të Dekadës së KB-së për Bujqësi Familjare (United Nations Decade of Family Farming). Diskutimi do të përfaqësojë analizë të situatës së bizneseve të vogla bujqësore, fermat familjare dhe të rinjve në bujqësi, përfshirë edhe kontroll të strategjive të cilat mund t’i revitalizojnë rajonet rurale në rajonin e Evropës dhe Azisë Qendrore.

Konferenca do t’i prezantojë prioritetet e FAO-s në rajon, të cilat janë të formësuara në kontekst të krizës KOVID-19.

Ngjarje për inovacione dhe digjitalizim, si dhe Komiteti për Siguri Botërore të Ushqimit do të mbahen në margjinat e Konferencës Rajonale. Në mënyrë shtesë, do të prezantohen Sinteza e evolucioneve të FAO 2014–2019 në Evropë dhe Azi Qendrore dhe Iniciativa e FAO “Dorë për dore”.

Related posts

Erdogan: Konflikti me Armeninë nuk ka mbaruar

admin

Kosovë, 12 viktima dhe 764 të infektuar me Covid-19

admin

Bërnabiq: Serbia fuqimisht i përkrah fqinjët për anëtarësim në BE, dëshiron përshpejtim të intergrimeve evropiane

admin