24 C
Los Angeles
November 27, 2021
DailyNews – MK
Maqedoni

Për katër vjet janë rikonstruuar 62 objekte të MPB-së

Shkup, 10 nëntor – Udhëheqësia e MPB-së vazhdon me intensitet rë pazbehur të rikonstruojë objekte të policisë në territorin e të gjithë shtetit, me qëllim të përmirësimit të kushteve për punën e nëpunësve policor, që paraqet motivim plotësues për të punësuarit me sukses dhe në kohë t’i kryejnë detyrat e punës dhe të japin rezultate, ndërsa qytetarët të marrin shërbime cilësore dhe në kohë, njoftoi MPB.

Sot ishte promovuar harta e objekteve të rikonstruuara të MPB-së në mbarë shtetin, me ç’rast ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski, informoi se vetëm për disa vjet, nga viti 2017 deri në vitin 2021, tërërisht janë përfunduar 62 objekte të MPB-së në territorin e mbarë shtetit.

Investimi në policinë e Maqedonisë, theksojnë nga MPB, do të vazhdojë me intensitet të pazbehur, me qëllim të implementimit të standardeve evropiane dhe përforcim të kapaciteteve të policisë në interes të qytetarëve dhe sigurisë së tyre.

Related posts

Uebinar “Gjendja psikologjike e gazetarëve pas raportimit nga krizat”

admin

Para samitit/ Vuçiç ecejake në pritje të Ramës e Dimitrov, ja momenti kur shtrëngojnë duart

admin

Fati i Qeverisë në duart e Alternativës, sot pritet vendimi

admin