22.8 C
Skopje, NM
30/07/2021
DailyNews.mk
Maqedoni

Për herë të parë pinguinë në Kopshtin Zoologjik të Shkupit

Shkup, 17 korrik – Prej sot në Kopshtin Zoologjik të Shkupit mund t’i shihni kafshët më të reja, pinguinët.

Për herë të parë që nga ekzistimi i Kopshtit Zoologjik të Shkupit, nëntë pinguinët, prej të cilëve tre nga Italia dhe gjashtë nga Rusia do të mund të vizitohen nga vizituesit.

Pas adaptimit, pinguinët janë lëshuar në pjesën e jashtme që është ndërtuar sipas standardeve botërore dhe me kushte ideale për këtë lloj të pinguinëve. Bëhet fjalë për pinguinë të Amerikës Jugore hombolt, të cilët mund të jetojnë edhe në temperatura më të larta.

“Për herë të parë që nga themelimi në vitin 1926, Kopshti Zoologjik i Shkupit ka pinguinë. Kërkojnë kujdes, dhe ushqehen me peshk të freskët, që do të thotë se disa herë në ditë duhet të përgatitet. Prejardhjen e kanë nga Çile dhe Argjentië ku ka erë dhe për këtë shkak ka ventilatorë special”, tha kujdestari Vojo Ivanov.

Për shkak të kushteve që i kërkojnë, kujdestarët e Kopshtit Zoologjik të Shkupit duhet të kujdesen vazhdimisht edhe për temperaturën e jashtme, reshjet e shiut dhe borës. Nëse temperatura është nën 5 gradë celsius, pinguinët duhet të mbyllen në pjesën e brendshme, nëse është mbi 25 atëherë duhet qëndrojnë në dhomë të ftohtë. Periudha e verës është më problematik për shkak të mundësisë së shfaqjes së malarias.

Related posts

Bëni kujdes gjatë vizitave në Vodno dhe vendet e tjera për piknik, apelojnë nga Qyteti i Shkupit

Admin

Nisma “Më mirë për Tetovën”: Ndryshimet në KZ në prag të zgjedhjeve lokale është një veprim jodemokratik

Admin

ARDB dhe OSBE nënshkruan Memorandum për zbatimin e projekteve të përbashkëta 2021 – 2024

Admin

Mosrespektimi i masave e rrit numrin e pacientëve të hospitalizuar nga korona në Tetovë

Admin

Kuvendi i miratoi ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për shtetësi

Admin

Është parandaluar garë ilegale në autostradën Saraj – Tetovë

Admin

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More