39.8 C
Skopje, NM
29/07/2021
DailyNews.mk
Kovid-19 Maqedoni

Për dy javë vijnë testet e shpejta në Maqedoni, rezultatet për 15 minuta

Komisioni për sëmundje infektive ka paralajmëruar se së shpejti do të mbërrijnë testet e shpejta për Covid-19, që do të jenë shumë të lira, vetëm 800 denarë dhe që rezultati del për 15 minuta.

Me këtë Maqedonia e Veriut është ndër vendet evropiane që do të pajiset me këto testet që janë miratuar edhe nga Organizata Botërore e Shëndetësisë dhe Ministria e Shëndetësisë, përcjell INA.

Qytetarët për këto testime duhet të caktojnë termin përmes linjës telefonike, që do të jetë në dispozicion për të gjithë.

Dr.Viktor Isjanovski, drejtor i Shtëpisë së Shëndetit në Shkup dhe anëtar i Komisionit për Sëmundje Infektive thotë se janë në bisedime me kompani për tu furnizuar me këto teste.

Ai tha se me to mund të pajisen për 10 deri 15 ditë dhe se pika e testimeve do të jetë Poliklinika në Gjorçe Petrov. Sipas tij, nëse me këtë test del pozitiv, atëherë patjetër duhet të vërtetohet me një test PCR, ndërsa nëse del negative, nuk do të jetë e nevojshme, pasi që vërtetësia është 99%.

Related posts

Milikije Halimi i jep fund problemit disa dekadash të ujit, Haraçina me uji pa ndërprerje

Admin

RMV/ Për herë të parë, sulmi ndaj mjekëve barazohet me sulmin ndaj personave zyrtarë

Admin

Lëvizja Besa zgjedhë strukturat e saj në Novosellë të Bogovinës, lëvizja po ritet

Admin

Mbeturinat dhe uji i pijshëm problem në komunën e Tearcës

Admin

Bashkia e Shkupit të premten me spërkatje kundër mushkonjave

Admin

VMRO: MPB nuk është funksionale, letërnjoftime nuk ka më shumë se 20 ditë

Admin

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More