20.7 C
Los Angeles
August 15, 2022
DailyNews – MK
Bota

Për arsye shëndetësore, jep dorëheqje ministri i financave të Turqisë

Dhëndri i presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan dha dorëheqje nga posti i Ministrit të Financave, duke përmendur arsyet shëndetësore.

“Pasi isha në poste ministrore për gati pesë vjet, unë mora vendimin që të mos vazhdojë shërbimin tim (si Ministër i Financave) për shkak të problemeve shëndetësore”, deklaroi Berat Albayrak përmes një mesazhi në Instagram.

Albayrak (42) ka qenë Ministër i Financave që nga korriku i vitit 2018 dhe më parë ishte Ministër i Energjisë për tre vjet, transmeton Telegrafi.

Dorëheqja pasoi largimin e Guvernatorit të Bankës Qendrore Turke, Murat Uysal, i cili u zëvendësua nga ish Ministri i Financave, Naji Agbal.

Analistët vënë në dyshim arsyen e dorëheqjes së Albayrak. Disa përmendin se ish-ministri tani kishte marrëdhënie të mira me Jared Kushnerin, një këshilltar i Presidentit të SHBA-së, Donald Trump.

Shtohet se këto marrëdhënie nuk janë më të rëndësishme për Erdoganin sepse Trump humbi zgjedhjet presidenciale.

Albayrak është i martuar me vajzën e Erdoganit, Esran dhe ata kanë katër fëmijë.

Related posts

SHBA-ja akuzon Kinën se nuk po respekton zotimet për tregti të lirë

admin

Mediumi britanik: Bota mban frymën teksa parashikohet data e pushtimit të Tajvanit nga Kina

admin

Rasti i parë i variantit Omicron raportohet edhe në Japoni

admin