12.3 C
Skopje, NM
17/10/2021
DailyNews.mk
Maqedoni Përzgjedhjе nga redaktori

Pendarovski – Xhang Xuo: Marrëdhënie të suksesshme, miqësi tradicionale dhe bashkëpunim pragmatik

Presidenti Stevo Pendarovski dhe ambasadori i Republikës Popullore të Kinës në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Xhang Xuo në takimin e sotëm e riafirmuan qëndrimin se marrëdhëniet bilaterale mes dy vendeve janë të suksesshme, të bazuara në miqësi tradicionale dhe bashkëpunim pragmatik në të gjitha sferat e interesit të ndërsjelltë.

Siç kumtoi Kabineti i shefit të shtetit, presidenti Pendarovski dhe ambasadori kinez këmbyen informata dhe mendime për zhvillim të bashkëpunimit në sferën e ekonomisë dhe me atë rast u theksua bashkëpunimi në kuadër të “Procesit për bashkëpunim 17+1”, korniza e të cilit jep mundësi për thellimin e tij.

Në takim u këmbyen mendime për gjendjet momentale, si në vendin tonë, ashtu edhe në Kinë, për përballje me pandeminë e Kovid-19, si dhe për procesin e vaksinimit.

Ambasadori kinez, Xhang Xuo thekson se miqësia tradicionale mes dy shteteve është e thellë dhe se Kina i jep rëndësi të madhe zhvillimit të marrëdhënieve me Republikën e Maqedonisë së Veriut, ceket në kumtesën e takimit. (Zhurnal.mk)

Related posts

Mickoski shpall fitore në disa komuna

Admin

Nikollovski: LSDM shënoi edhe një fitore të sigurt

Admin

Arianit Hoxha: Lëvizja Besa fiton në disa vendbanime, në Tetovë shkojmë në raundin e dytë

Admin

VMRO-DPMNE me shumë vërejtje për procesin zgjedhor

Admin

Spasovski: Kaluam një proces të qetë zgjedhor

Admin

Në një vendvotim në Llabënishtë do të votohet deri në orën 22:00

Admin

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com