15.8 C
Skopje, NM
28/09/2021
DailyNews.mk
Maqedoni

Pendarovski-Varhejli: Raporti ofron pasqyrë të detajuar të situatës në vend

Presidenti Stevo Pendarovski priti sot komesarin e BE-së për zgjerim dhe fqinjësi të mirë Oliver Varhei, i cili i dorëzoi Raportin e Komisionit Evropian për Maqedoninë e Veriut për vitin 2020, gjatë të cilit të dy shkëmbyen mendime për çështjet kryesore në raportin e publikuar.

Siç kumtoi kabineti i presidentit, duke falënderuar Komisionerin Varhei për angazhimin dhe mbështetjen e tij të fortë për perspektivën e zgjerimit të BE-së me Ballkanin Perëndimor, Pendarovski tha se raporti ofron një pasqyrë të detajuar të situatës në vend dhe nivelin e zbatimit të reformave. Sipas presidentit Pendarovski, raporti i Komisionit siguron një shtysë për intensifikimin e mëtejshëm të agjendës së reformës në të gjitha fushat e përshkruara në dokument dhe është një hap drejt fillimit zyrtar të negociatave të pranimit gjatë presidencës së Gjermanisë me BE-në deri në fund të vitit.

Presidenti Pendarovski mirëpriti planin e prezantuar ekonomik dhe të investimeve për Ballkanin Perëndimor, i cili, theksoi ai, synon të inkurajojë rimëkëmbjen ekonomike afatgjatë në rajon, i cili pengohet më tej nga pandemia e KOVID-19, që synon përshpejtimin e integrimit në BE. . Plani i paraqitur, sipas presidentit Pendarovski, konfirmon se e ardhmja e të gjithë rajonit është në Bashkimin Evropian dhe Brukseli tregon qartë se rajoni është përparësia e tij gjeostrategjike”, thuhet në kumtesë.

Related posts

Forum i sigurisë në Ohër: Qasje kolektive për përgjigje të suksesshme ndaj kërcënimeve të reja të sigurisë

Admin

Borrell për B.Perëndimor: Është në zemër të Evropës, kemi përgjegjësi për paqe

Admin

Regjistrohet tërmet në Maqedoni

Admin

Ziadin Sela: Pas zgjedhjeve lokale do të rrëzohet kjo qeveri!

Admin

Bexheti: Gasifikimi i Tetovës një projekt gjigant që do e realizojmë për qytetin tonë (VIDEO)

Admin

Zudi Koka: Po të mos ishte ASH, vota ime do të shkonte për Sermine Purrinin

Admin

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com