12.3 C
Skopje, NM
17/10/2021
DailyNews.mk
Maqedoni

Pendarovski: Qëndrojmë të bashkuar në mbrojtje të gjuhës maqedonase

Shkup, 5 prill – Zhurnal – Ruajtja dhe afirmimi i gjuhës maqedonase nuk është vetëm një borxh ndaj punës së akademikut Blazhe Koneski, por edhe një borxh ndaj vetes sonë, ndaj të gjithë paraardhësve tanë dhe brezave të ardhshëm, tha presidenti Stevo Pendarovski sot në promovimin e pullës postare me imazhin e Blazhe Koneskit, në kuadër të kremtimit të jubileut-100 vjet nga lindja e tij.

Siç kujtoi Pendarovski, në promovimin e librit “Lufta për gjuhën letrare maqedonase” në vitin 1987 nga Trajko Stamatovski, i cili na la disa ditë më parë, Koneski shprehu mendimin e mirënjohur dhe të cituar shpesh se gjuha është atdheu i vetëm i plotë, respektivisht qasja m e afërt ndaj atdheut ideal.

“Koneski atëherë tha si vijon: “Edhe në momentet e hezitimit, gjëja e fundit që duhet të vijë në mendje është të vëmë në pikëpyetje përfitimet e veprimit tonë të pavarur në aspektin e gjuhës”. Fatkeqësisht, edhe pas dekadave të kodifikimit të gjuhës maqedonase dhe verifikimit të saj nga shkenca gjuhësore botërore, ne jemi dëshmitarë të mohimeve dhe presioneve. Sidoqoftë, jam i kënaqur që të paktën nga brenda nuk kemi hezitim dhe që qëndrojmë të bashkuar në mbrojtje të gjuhës maqedonase”, tha presidenti.

Ruajtja dhe afirmimi i gjuhës maqedonase, shtoi kreu i shtetit, nuk është vetëm një borxh ndaj veprës së akademikut Koneski, por edhe një borxh ndaj vetvetes, një borxh ndaj të gjithë paraardhësve tanë, një borxh ndaj brezave të ardhshëm.

Related posts

Dalja në zgjedhje në Komunën e Likovës

Admin

Haraçina me 49 për qind dalje në zgjedhjet për kryetar komune

Admin

Arben Taravari pas votimit: Do të festojmë të gjithë së bashku

Admin

Stoev: Formimi i partisë së bullgarëve në Maqedoninë e Veriut është mënyra e vërtetë për mbrojtjen e të drejtave të tyre

Admin

Dalja në zgjedhje në Komunën e Tearcës

Admin

KSHZ merr vendim: Do të vazhdohet të votohet deri në orën 19:30

Admin

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com