29.7 C
Los Angeles
August 10, 2022
DailyNews – MK
Përzgjedhjе nga redaktori Politika

Pendarovski nënshkruan dekretin: Armata do të sigurojë spitalet!

Presidenti dhe komandant suprem i forcave të armatosura Stevo Pendarovski, në bazë të nenit 18, paragrafi 1, pika 5 dhe neni 28, i Ligjit për mbrojtje, si dhe urdhri i përgjithshëm për angazhim të një pjese të Armatës të Republikës së Maqedonisë së Veriut në kushte të paqes, gjegjësisht në kushte kur nuk është shpallur gjendje krize, e jashtëzakonshme ose ushtarake, dhe urdhëroi armatën një pjesë të forcave dhe mjeteve t’i angazhojë si forca të paarmatosura për kryerje të detyrave për mbështetje të institucioneve shtetërore gjatë ballafaqimit me pasojat e pandemisë së koronavirusit.

“Me këtë dekret i cili hyn në fuqi menjëherë, një pjesë e resurseve dhe mjeteve të armatës do të angazhohen si forca të paarmatosura në kryerje të detyrave për mbështetje të institucineve shtetërore gjatë ballafaqimit me pasojat e pandemisë së Kovid-19”, kumtoi kabineti i Pendarovskit. Sipas dekretit të presidentit Pendarovski, Shtatmadhoria do të angazhojë forca dhe mjete për mbështetje mjekësore të punës së institucioneve shëndetësore dhe qendra të Ministrisë së shëndetësisë, transportit të pajisjeve dhe mjeteve mjekësore dhe mbrojtëse.

Armata do të ndihmojë edhe në sigurimin e hapësirës së depos për deponim të pajisjeve dhe mjeteve shëndetësore dhe mbrojtëse, vendosje të tendave dhe lloj tjetër të kapaciteteve akomoduese të destinuara për shërim të personave të sëmurë, si dhe për dezinfektim të hapësirave dhe sipërfaqeve. Për zbatimin e këtyre detyrave, Shtatmadhoria e Armatës obligohet t’i përgatisë për angazhim ekipet mjekësore, forcat për transport dhe forcat për ABHO të Armatës. Armata e Republikës së Maqedonisë së Veriut, edhe në të kaluarën në bazë të të drejtave të njëjta juridike ka qenë e angazhuar në mënjanimin e pasojave nga fatkeqësitë elementare dhe mbështetje të institucioneve shtetërore në kushte të përkohshme paqësore.

Related posts

EPP pa koment për bllokadën e Borisovit në Këshillin e BE-së

admin

Qeveria të vendosë që maskat mbrojtëse dhe ilaçet për kurim, të jepen falas për shtresën më të ulët

admin

Sela kërkon Qeveri të zgjeruar dhe zgjedhje parlamentare bashkë me ato lokale

admin