34.8 C
Skopje, NM
22/06/2021
DailyNews.mk
Politika

Pendarovski-Lajçak: Maqedonia e Veriut është e gatshme t’i fillojë negociatat aderuese

Maqedonia e Veriut është e gatshme t’i fillojë negociatat aderuese me BE-në, për të cilat pritet fillim formal gjatë kryesimit gjerman, tha presidenti Stevo Pendarovski në takimin e sotëm me Mirosllav Lajçak, përfaqësues i posaçëm i BE-së për dialogun Prishtinë – Beograd dhe çështje tjera për Ballkanin Perëndimor në Forumin global të sigurisë “GLOBSEK 2020” në Bratisllavë.

Siç thuhet në kumtesën e kabinetit të Pendarovskit, përfaqësuesi i posaçëm Lajçak e përmendi Maqedoninë e Veriut si shembull të jashtëzakonshëm pozitiv në rajon, duke e theksuar përparimin shumë të rëndësishëm të arritur gjatë viteve të kaluara.

Dy bashkëbiseduesit kanë këmbyer mendime dhe informata lidhur me zhvillimin më të ri të ngjarjeve në rajon, sfidat me të cilat ballafaqohet rajoni, posaçërisht në pikëpamje të stabilitetit rajonal, si dhe rëndësinë e bashkëpunimit rajonal dhe procesit të zgjerimit të Bashkimit Evropian.

Shefi i shtetit, siç thuhet, e ka informuar përfaqësuesin e lartë të BE-së për gjendjet aktuale në vend dhe ka shprehur kënaqësi nga komunikimi i tyre i rregullt dhe këmbimi i informatave me interes të ndërsjellë.

Related posts

Televizioni bullgar: Nuk priten ndryshime në qëndrimet e Sofjes

NEFAIL EMINI

Pa marrëveshje me Sofjen, Shkupi nuk mund të shpresoj çelje të negociatave me BE

NEFAIL EMINI

Sot mbahet mbledhja e Këshillit të BE-së, shanset për Maqedoninë janë shumë të vogla

NEFAIL EMINI

Pas revokimit, Azeski u falënderua për bashkëpunimin dhe i uroi zhvillim të shpejtë Malit të Zi

NEFAIL EMINI

Kryetari i Kuvendit Xhaferi në Sesionin e tetë plenar të AP-së të PBEJL-së në Antali

NEFAIL EMINI

Krivokapić dërgon një meshazh për sërbët dhe malazetët pas miratimit të rezolutës për Srebrenicës

NEFAIL EMINI

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More