24 C
Los Angeles
November 27, 2021
DailyNews – MK
Maqedoni TOP LAJM

Pendarovski: Kemi ndërtuar marrëdhënie të shkëlqyera midis Maqedonisë së Veriut dhe Polonisë

Shkup, 19 nëntor – Në Vila Vodno gjatë takimeve të presidentëve të Maqedonisë së Veriut dhe të Polonisë, Stevo Pendarovski dhe Andzhej Duda dhe delegacioneve shoqëruese.

Presidenti polak i cili qëndron për vizitë zyrtare në vend, u prit nga Pendarovski me nderime më të larta shtetërore dhe ushtarake.

“Mirë se ardhje për presidentin polak Andzhej Duda. Ceremoni me nderime më të larta shtetërore dhe ushtarake me rastin e vizitës së tij zyrtare në Maqedoninë e Veriut. Me përpjekje dhe përkushtim të përbashkët kemi ndërtuar marrëdhënie të shkëlqyera maqedono-polake dhe bashkëpunim të frytshëm në vitet e fundit, bazuar në respektin e ndërsjellë dhe miqësinë tradicionale”, ka shkruar presidenti Pendarovski në Fejsbuk pas pritjes së kolegut të tij polak.

Është paraparë që dy presidentët të mbajnë conference të përbashkët për shtyp.

Pendarovski dhe Duda do të marrin pjesë dhe do të marrin pjesë në forumin e biznesit maqedono-polakë që do të mbahet në hotelin “Meriott”, ndërsa do të vendosin kurora me lule te varri i Goce Dellçevit në kishën “Shën Spas”.

Në kuadër të vizitës zyrtare në Republikën e Maqedonisë së Veriut, presidenti Duda do të ketë takime edhe me kryetarin e Kuvendit Talat Xhaferi dhe kryeministrin Zoran Zaev.

Related posts

LSDM: Mickoski të kërkojë falje dhe të përgjigjet për të pavërtetat

admin

Sela: Vendimi i Skender Rexhepi-Zejd nuk do të ndikojënë raportet mes Aleancës dhe Alternativës (VIDEO)

admin

Geroski: Zgjedhjet ishin referendum “për” apo “kundër” Zaevit

admin