30.9 C
Los Angeles
August 9, 2022
DailyNews – MK
Përzgjedhjе nga redaktori Politika

Pendarovski: E di se shumë të rinj nuk janë të kënaqur me luftën ndaj korrupsionit dhe nepotizmit

Presidenti i vendit Stevo Pendarovski, në konferencën e ndërkombëtare rinore me temë: “Vlerat evropiane për të ardhmen e vendeve të Evropës juglindore”, e cila për shkak të pandemisë është mbajtur online ka theksuar që shumë të rinjë nga vendi nuk janë të kënaqur me rezultatet ndaj luftës kundër korrupsionit.

“E di se shumë të rinj nga Maqedonia e Veriut nuk janë të kënaqur me rezultatet e arritura në luftën kundër korrupsionit, krimit të organizuar dhe nepotizmit ose me efektet e politikave ekonomike dhe arsimore”, u shpreh ai.

Pendarovski tha se pakënaqësia e të rinjve çdo herë është lajm i keq, pasi tregon se politikanët nuk arrijnë të ndërtojnë shoqëri përfshirëse, ekonomi rritëse dhe kulturë të dialogut.

“Njëkohësisht, derisa të rinjtë janë të pakënaqur, por janë të gatshëm të bëjnë diçka në lidhje me atë, ka shpresë për të gjithë ne”, tha Pendarovski.

Sipas tij, pandemia e ka përkeqësuar edhe më tej situatën.

“Në kushte të këtilla, por edhe në ato normale, politikanët duhet të gjejnë mënyrë që jo vetëm t’i dëgjojnë të rinjtë, por edhe t’i përfshijnë në krijimin e politikave dhe marrjen e vendimeve”, tha Pendarovski.

Related posts

Lajçak i shkruan Hotit: Lëre Vuçiqin të lëviz në Kosovë

admin

Bashkimi Evropian kërcënon Turqinë me sanksione

admin

Mali i Zi vendos “shtetrrethimin” e natës

admin