22 C
Los Angeles
November 28, 2021
DailyNews – MK
Maqedoni

Pendarovski: Bashkësia ndërkombëtare shumë e befasuar nga dorëheqja e paralajmëruar e Zaevit

Shkup, 10 nëntor – Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski deklaroi se dorëheqja e paralajmëruar e kryeministrit dhe kryetarit të LSDM-së, Zoran Zaev ishte befasi e madhe për përfaqësuesit e bashkësisë ndërkombëtare, sepse ai gjatë disa viteve të fundit ishte shembull kryesisht pozitiv.

“Tani do të lejoj një diskrecion të vogël, kisha një takim të vogël, takim të shkurtë në këmbë nuk mund të them se ato janë bisedime. Por kancelarja gjermane disa herë më pyeti për motivet e dorëheqjes, nëse ju mendoni se ai ishte veprim i vërtetë. Përgjigjja ime, këtë ia thashë edhe Zaevit pas kthimit, thashë kuptohet se jo. Kuptohet që jo. Për shkak të humbjes së një, dy, tre, pesë ose dhjetë komunave, për shkak të humbjes në zgjedhjet lokale, pavarësisht çka keni premtuar më parë ky është një nivel tjetër në politikë. Ju udhëhiqni shtet. Keni mandat prej katër viteve të fituar në mënyrë plotësisht legjitime dhe nuk mundeni as në gjysmën e atij mandati të thoni, për Shkupin, për Prilepin, Kumanovën, etj, unë largohem”, tha Pendarovski në intervistë për TV 21.

Këtë pyetje, sipas shefit të shtetit ia kanë parashtruar edhe shumë të tjerë, si sekretari i përgjithshëm i NATO-s.

“Sekretari i përgjithshëm i NATO-s jashtë karakterit të tij ta quaj, skandinav, dy herë ma parashtroi të njëjtën pyetje për një orë, një orë e gjysmë sepse ishim në një prej atyre para hapësirave në të cilat përgatiteshim për sesionet dhe vazhdimisht me pyeste, pse? I thashë, nuk është keq të dëgjohesh me Zaevin që ai drejtpërdrejtë të të sqarojë, kështu që befasia ishte e madhe nga ana e bashkësisë ndërkombëtare, sepse e dini se gjatë disa viteve të kaluara, Zaevi ishte shembull kryesisht pozitiv në gjithë bashkësinë ndërkombëtare”, theksoi Pendarovski. 

Related posts

Ambasadorja britanike Gallouej për vizitë në komunën e Radovishit

admin

Pendarovski: Mos t’u mbetet hatri miqve tanë amerikan, por Kosova nuk është me prioritet i Amerikës

admin

Meta: Trishtim i thellë për bashkëkombasit tanë nga Maqedonia e Veriut

admin