11.8 C
Skopje, NM
27/10/2021
DailyNews.mk
Sport-al

Peja triumfon në Prizren

Peja ka fituar ndaj Ponte Prizrenit në udhëtim 92:100 (36:26, 14:22, 20:29, 22:23) në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Play-offit në FIVE STAR Superligën e Kosovës në basketboll.

Vendasit e nisën për mrekulli ndeshjen, me një seri prej 17:5 dhe duke pasur epërsi konstante në çerekun e parë, që e përfunduan në të mirë të tyre 36:26. Epërsia më e lartë e prizrenasve ishte 15 pikë, 47:32, por më pas pejanët morën lojën në duar dhe deri në fund të pjesës së parë ngushtuan shifrat në 50:48.

Verdhezinjtë vazhduan me lojë të mirë edhe në periodën e tretë, ku kaluan për herë të parë në epërsi 58:60, e vazhduan me lojë të mirë për 66:77, kurse rezultati në semafor pas 30 minutash ishte 70:77. 10 minutat e fundit ishin mjaft interesant, ku tre minuta nga fundi rezultati ishte 92:93, por në fund Peja ishte më e vëmendshme dhe më e përqendruar, duke triumfuar 92:100.

Te Ponte Prizreni u dalluan Divine Myles me 24 pikë e 10 asistime, Arti Hajdari me 25 pikë dhe Kwame Vaughn me 25 pikë, kurse te Peja më të mirët ishin Brandon Walters me 25 pikë e 16 kërcime, Aj Walton me 15 pikë e 16 asistime, Lis Shoshi me 11 pikë e 10 kërcime.

Ndeshja e dytë gjysmëfinale do të zhvillohet të martën në Prizren, kurse skuadra që shënon tri fitore do të kualifikohet në finalen e madhe.

Related posts

Marotta: Pogba ka sjellë përfitimin më të madh që ka parë ndonjëherë futbolli

Admin

Megjithatë, Deschamps do vazhdojë në krye të Francës

Admin

ZYRTARE: Nuno Espirito Santo emërohet menaxher i Tottenhamit

Admin

Henbollistja Donita Lajqi: Jam shumë e lumtur ta përfaqësoj Kosovën

Admin

Vazhdojnë me përgatitjet intensive para grave evropiane

Admin

Unitedi dhe Dortmundi kanë marrëveshje për Sanchon, pas ekzaminimeve mjekësore do të nënshkruajë kontratë pesëvjeçare

Admin

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com