18.5 C
Los Angeles
November 29, 2021
DailyNews – MK
Kosovë

PDK e LDK barazohen për nga numri i komunave të fituara

Rezultatet preliminare të KQZ-së nxorën PDK-në parti të parë në Kosovë duke fituar në nëntë komuna, ndërsa LDK shtatë.

Pas numërimit të votave nga diaspora është barazuar numri i komunave në të cilat kanë fituar kandidatët e PDK-së dhe LDK-së.

LDK-ja, pas numërimit të votave me postë, doli e para në Dragash, duke barazuar numrat e përgjithshëm të komunave me PDK – tetë me tetë.

PDK ka fituar në Prizren, Mitrovicë, Skenderaj, Ferizaj, Hani i Elezit, Vushtrri, Kaçaniku, Drenas.

LDK ka fituar në Prishtinë, Pejë, Lipjan, Istog, Viti, Junik, Fushë Kosovë, Dragash.

AAK në Gjakovë, Deçan, Suharekë, Klinë, Rahovec. LVV në Gjilan, Kamenicë, Shtime, Podujevë. Nisma Socialdemokrate në Malishevë.

Xhafer Gashi nga Iniciativa Qytetare për Obiliqin në Obiliq.

Related posts

25 operacione kryhen gjatë javës në Klinikën e Kirurgjisë

admin

Grenell hedh poshtë pretendimet se paguhet 100 mijë dollarë nga Serbia për lobim

admin

Kosova regjistron nëntë raste të reja me COVID-19

admin