30.6 C
Los Angeles
August 18, 2022
DailyNews – MK
Ekonomi Rajoni

PD: 50% e bizneseve të rrezikuar nga monopolet

Akuzat se ekonomia shqiptare në 7 vite qeverisje është prekur nga oligarkia dhe monopolet demokratët i mbështetën tek të dhënat më të fundit të publikuara në raportin “Seldi 2020”. Ish-deputetja Jorida Tabaku tha se Shqipëria renditet e para në rajon, ku 50% e bizneseve ndjejnë një kërcënim serioz nga ana e qeverisë për t’iu dorëzuar monopolit.

“Gati 56% e bizneseve në fushën e farmaceutikës ndjejnë presionin e shtetit për t’iu dorëzuar monopolit dhe oligarkut që urdhëron qeveria. Ndërkohë që 5 nga 9 lloje biznesesh kërcënohen nga qeveria për të mbyllur biznesin apo për t’ia shitur atë një oligarku apo monopolisti. “

Sipas Tabakut, vendi ynë vlerësohet me 52 pikë nga 100 të mundshme sa i përket zbatimit të ligjeve anti-monopol. Demokratët thonë se sektorët me shenja të kapjes së fortë nga shteti janë tregtia me shumicë jo e specializuar, shitja e karburantit, sektori elektricitetit dhe sektori i ndërtimit i cili po përdoret masivisht dhe për pastrim parash. /Klan/

Related posts

Kandiq: Serbia duhet të përgjigjet për trupat e shqiptarëve të vrarë në luftë

admin

Mbi 600 kompani perëndimore kanë ndërprerë aktivitetet në Rusi

admin

Çfarë do të thotë pagesa e gazit rus me rubla?

admin