22 C
Los Angeles
November 28, 2021
DailyNews – MK
Maqedoni TOP LAJM

Pavle Trajanov: Kushtetuta nuk mund të ndryshohet pa reciprocitet nga ana e Bullgarisë

Shkup, 14 nëntor – Maqedonia e Veriut do të pranojë ndryshime në Kushtetutën e saj për për përfshirjen e bullgarëve në të, vetëm nëse shtohet edhe pakica maqedonase në Kushtetutën bullgare, deklaroi kryetari i Lidhjes Demokratike (LD), Pavle Trajanovi për gazetën “Dnevnik” të Sofjes.

Siç bëri të ditur LD, në tekstin me titull “Qasja e re e Sofjes ndaj Shkupit është një rrugë në ‘drejtim i vërtetë’, por me kthesa të rrezikshme”, Trajanovi i përgjigjet pyetjes “si do të votojë në Parlament nëse parashtrohet kërkesa për përfshirjen e bullgarëve në Kushtetutë”, me ç’rast ai është decid se kjo është e mundur vetëm me reciprocitet.

Pa marrë parasysh faktin se Kushtetuta bullgare nuk parashikon mundësi për njohjen e pakicave, lideri i LD-së konsideron se kjo çështje mund të zgjidhet vetëm me qasje të barabartë të të dyja palëve.

Related posts

Maqedonia e Veriut me nivel më të ulët të korrupsionit mes vendeve të Ballkanit Perëndimor

admin

Besimi: 31 mijë familje marrin vauçer për energji elektrike

admin

Hetimet për fatkeqësinë në Bullgari mund të zgjasin gjashtë muaj

admin