5.8 C
Skopje, NM
22/10/2021
DailyNews.mk
Showbiz

Pasi bëri lidhjen publike, Kendall Jenner arratiset me basketbollistin në një vikend romantik

Pavarësisht se ishin mjaft të rezervuar për lidhjen e tyre në mediat sociale, Kendall Jenner dhe i dashuri i saj Devin Booker kohët e fundit e bënë zyrtare romancën e tyre në Instagram.

25 vjeçarja postoi foto të disa momenteve të jetës së saj në karantinë të martën.

Në një foto të postuar në llogarinë e saj në Instagram, Devin duket se ishte duke qëndruar në oborrin e një punishte vere.

Fytyra e tij nuk ishte e dukshme, megjithëse shtat lartësia e tij sugjeronte se ishte padyshim ai.

Kendall gjithashtu postoi një pamje duke ekspozuar nga afër trupin e saj në bikini. Megjithëse fytyra e saj ishte e fshehur, Kendall vuri në pah asetet.

Në një foto tjetër, Kendall u gjunjëzua në shtratin e saj e veshur me një bluzë me ngjyrë të zezë.

Ndryshe, Kendall dhe Devin po bëjnë përparime në marrëdhëniet e tyre pas gati një viti lidhje, supermodelja ka marrë miratimin e familjes për të dashurin e saj, sipas People.

Pas muajsh spekulimesh, dyshja e bëri zyrtarisht lidhjen e tyre në Instagram në ditën e Shën Valentinit.

Kendall nuk e mbishkroi foton me ndonjë tekst, megjithëse një zemër e vogël e bardhë u shtua në anën e sipërme të djathtë të fotos.

“Ajo që së pari dukej si një diçka argëtuese, tani është një marrëdhënie. Ata janë zyrtarisht në lidhje dhe Kendall është shumë e lumtur me Devin. Familja e saj mendon se ai është i shkëlqyeshëm. Ai madje ishte i ftuar në festimin e 40-vjetorit të Kim-it në Tahiti”, ka thënë një burim.

Related posts

Kim Kardashian feston ditëlindjen e 41-të, familjarët e urojnë me fotografi të vjetra

Admin

“Mbarova mbas teje”/ Fifi i këndon Granitit, banorët brohorasin

Admin

Wanda Nara pranon se ka tradhtuar në të kaluarën

Admin

Ekipi i Dua Lipës do të ndihmojë në përzgjedhjen e këngëtarit për të përfaqësuar Mbretërinë e Bashkuar në “Eurovision 2022”

Admin

“Familjen time e ruaj vetë nga bushtrat” – Wanda ribashkohet me Icardin

Admin

Arbenita Ismajli duket në formë të mrekullueshme në pozat e reja e veshur në të zeza

Admin

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com