24 C
Los Angeles
November 27, 2021
DailyNews – MK
Maqedoni

Pas vrasjes në Kavadar, nëna me fëmijën e mitur e braktisi qytetin

Kavadar, 16 nëntor – Pas vrasjes në Kavadar  për të cilën një banor 45 – vjeçar i Kavadarit mori paraburgim 30-të ditësh për vrasjen e bashkëqytetarit 59-të vjeçar, në opinion dolën informata se mosmarrëveshja e disa njerëzve  ishte rreth kujdestarisë së fëmijës nga lidhja jashtëmartesore.

Nga Qendra për punë sociale informojnë për MIA-n se e kanë kontaktuar nënën e fëmijës E.R. e cila i ka njoftuar  që pas njohurive për ngjarjen që ndodhi, së bashku me  fëmijën e mitur e  braktisi territorin e komunës së Kavadarit dhe gjendet në një territor tjetër ku është më e sigurt.“QPS Kavadar do të ndërmarrë masa sipas Ligjit për familje, ndërsa të cilat  janë në interes të të drejtave të fëmijës”, potencojnë për MIA-n nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale.Sipas MBPB-së, sot rreth orës 04:30 në Kavadar, nëpunësit policor nga Stacioni policor Kavadar e privuan nga liria H.S. (45) nga Kavadari.

Ai dyshohet se rreth orës 23:30 minuta , gjatë një llogaritje fizike mes disa personave në rr. “Metodija Xhunov” në “Brushansko Maalo” në Kavadar, ka përdorur edhe gjëra të forta, dhe personit Z.P.(59) nga Kavadari i ka shkaktuar plagë i cili më vonë vdiq në spitalin e Kavadarit.Në lidhje me ngjarjen në Stacionin policor në Kavadar deri tani është realizuar bisedë me S.A.(37), A.A.(63), A.M.(42) dhe  Xh.H(19), të gjithë nga Kavadari. Ndërmerren masa  për zbardhjen e rastit.

Related posts

Kiçeecit i refuzohet kërkesa për t’u liruar me kusht

admin

Para samitit/ Vuçiç ecejake në pritje të Ramës e Dimitrov, ja momenti kur shtrëngojnë duart

admin

Presidenti Pendarovski do ta dorëzojë në afat prej 10 ditëve mandatin për formimin e Qeverisë

admin