30.8 C
Skopje, NM
26/07/2021
DailyNews.mk
Kosovë

Pas tejkalimit të COVID-19, shtohet numri i pacientëve me probleme në zemër në QKUK

Drejtori i Klinikës Emergjente në Prishtinë, Basri Lenjani, ka bërë të ditur se po ballafaqohen me mbipopullim të pacientëve që ishin të infektuar me COVID-19, e që tash po kanë implikime në zemër.

Sipas tij, raste të tilla po ngarkojnë këtë klinikë, ngase ekzaminimi i tyre zgjatë deri në dy orë.

“Ende ekzistojnë rekomandimet e IKSHPK-së, dhe rekomandimet e Qeverisë. Ne duhet të sillemi sikur të ishte prezent sëmundja COVID-19. Në Klinikën Emergjente një mbipopullim që kanë kërkuar shërbimin tonë emergjent kemi gjendje pas COVID që vijnë me pengesa në zemër. Kjo e ngarkon shërbimin tonë sepse janë ende nën ndikimin e terapisë. Rastet të tilla që vijnë pasi kanë kaluar COVID i bëhen ekzaminimet brenda dy orësh dhe në bazë të gjetjeve përsëri hospitalizohen për t’i tejkaluar ato vështirësi të cilat i ka sjellë COVID-19”, ka thënë Lenjani për Ekonomia Online.

Sipas tij, është rritur edhe numri i pacientëve të cilët kërkojnë shërbime emergjente mjekësore për shkak të temperaturave të larta.

Ai ka shtuar se shërbimet emergjente janë të detyruar të ofrojnë kujdes emergjent mjekësor për të sëmurët e lënduar dhe të helmuar.

“Në Klinikën Emergjente është rritur numri i të sëmurëve të cilët kërkojnë shërbime emergjente mjekësore për shkak të ndikimit të drejtpërdrejtë të temperaturave të larta të cilat po ngjajnë në Kosovë, në regjion e Ballkan. Shërbimet emergjente janë të detyruar të ofrojnë kujdes emergjent mjekësor për të sëmurët e lënduar dhe të helmuar po kjo mbingarkim mbi shërbimin emergjent mjekësor vështirëson punën në Klinikën Emergjente për shkak se shumica e të sëmurëve që kërkojnë shërbime emergjente vijnë me sëmundje të rëndë si pasojë e përkeqësimit të shenjave dhe simptomës së sëmundjes duke mos i anashkaluar edhe gjendjet aksidentale sidomos traumat dhe helmimet me mjete të ndryshme klinike”, ka theksuar Lenjani.

Sipas tij, në klinikë brenda 24 orëve kërkojnë ndihmë mjekësore mbi 380 raste.

Related posts

Kurti nderon Enver Zymberin në dhjetëvjetorin e rënies në krye të detyrës

Admin

Ky është Sevdail Rrustemi nga Podujevë që humbi jetën në aksidentin e djeshëm

Admin

Dy udhëtarë të lënduar në Kroaci, mbeten nën kujdes intensiv

Admin

Në mesin e viktimave të aksidentit tragjik në Kroaci edhe dy gra nga komuna e Junikut

Admin

Dedikimi emocionues i dajës për mbesën që vdiq në aksidentin në Kroaci: Mu nda zemra, nuk prita që do të shkruaj për vdekjen tënde

Admin

I mbijetuari i aksidentit në Kroaci rrëfen tmerrin e përjetuar: Një grua poshtë meje kishte vdekur – më së rëndi ka qenë t’i shohësh të rinjtë

Admin

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More