15.8 C
Skopje, NM
28/09/2021
DailyNews.mk
Maqedoni Përzgjedhjе nga redaktori

Pas protestës, Zaev dhe Filipçe i hapën dyert për muzikantët dhe pronarët e lokaleve

Zoran Zaev, kryeministri i Maqedonisë së Veriut së bashku me ministrin e shëndetësisë, Venko Filipçen, dje pasdite kanë takuar përfaqësuesit e lokaleve të dasmave, klubeve të natës dhe përfaqësuesit e muzikantëve, transmeton Portalb.mk.

“Bisedimet kanë filluar, së bashku do t’i gjejmë zgjidhjet më të mira që të mos rrezikohet shëndeti i qytetarëve, por të zvogëlohet dëmi ekonomik”, deklarojnë nga Qeveria.

Qeveria raportoi se përfaqësuesit e prekur e kanë përshëndetur bashkëpunimin dhe transparencën e Qeverisë, duke theksuar se janë të vetëdijshëm për rrezikun që mund të sjellë grupimi i qytetarëve.

“Përfaqësuesit deri te Qeveria do të dorëzojnë propozime konkrete për zgjidhje, të cilat do të shqyrtohen nga grupi profesional i Qeverisë, nga aspekti ekonomik dhe epidemiologjik-shëndetësor dhe do të ketë takime të tjera pune”, raportojnë nga Qeveria.

Të mërkurën u organizuan protesta nga pronarët e lokaleve dhe muzikantët për kufizimet në aktivitetin e tyre për shkak protokolleve shëndetësore. “Kemi ardhur në një kolaps financiar. Objektet tona i plotësojnë kushtet dhe ne mund të sjellim protokolle më të mira pune”, kishte deklaruar në protesta Goran Arsovski, i cili u prezantua si përfaqësues i klubeve të natës në vend.

Qeveria në seancën e tetë i miratoi konkluzionet e Komisionit për Sëmundje Ngjitëse, sipas të cilave, së pari, do të ndalohet shfaqja e këngëtarëve dhe DJ-ve në të gjitha objektet e hotelierisë. Do të zvogëlohet numri i njerëzve që mund të ulen në një tryezë në hotelieri nga 12 tani të lejuar në 4. Volumi i lejuar i muzikës është zvogëluar dhe është i kufizuar në 55 decibel. Të gjitha këto masa janë miratuar njëzëri.

Related posts

Forum i sigurisë në Ohër: Qasje kolektive për përgjigje të suksesshme ndaj kërcënimeve të reja të sigurisë

Admin

Borrell për B.Perëndimor: Është në zemër të Evropës, kemi përgjegjësi për paqe

Admin

Regjistrohet tërmet në Maqedoni

Admin

Ziadin Sela: Pas zgjedhjeve lokale do të rrëzohet kjo qeveri!

Admin

Bexheti: Gasifikimi i Tetovës një projekt gjigant që do e realizojmë për qytetin tonë (VIDEO)

Admin

Zudi Koka: Po të mos ishte ASH, vota ime do të shkonte për Sermine Purrinin

Admin

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com